Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Libri më i ri i Ylli Polovinës i dobishëm për polemikën partizanë-ballistë


“Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”.

Zylyftar Hoxha

(Botuar në “Dita” në 6 maj 218)

Pas jo më shumë dy muaj nga botimi i librit “Populli ndryshe”, studiuesi, shkrimtari dhe publicisti Ylli Polovina vjen këto ditë me një libër tjetër të ri, të titulluar “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”. Si dhe më i përparmi, edhe ky i fundit, është botuar nga “Botart” dhe ndodhet i shpërndarë po prej saj në distributorët dhe libraritë më kryesore të kryeqytetit.
Libri ka në qendër të tij një familje të njohur shqiptare që e ka lidhur fatin e saj me atë të atdheut të vetë, por që bash për këtë, është e destinuar të kalojë një kalvar të gjatë dhe të mundimshëm deri në diferencim ideologjik.
Libri ka një mesazh të qartë dhe aktual, pasi nëpërmjet një teme historike, përshkrimit bukur, saktë dhe me dokumente të pakundërshtueshme të një kohe të shkuar, mes rreshtave lexohet dhe nënkuptohet e sotmja. Vërtet është histori, dramë, tragjedi, kalvar i një familjeje të vetme, si ajo e Butkajve të Kolonjës, por nëpërmjet të kësaj sage të dhimbshme, kalon e tërë historia e Shqipërisë, siç e thotë edhe vetë titulli i librit. Është një paralele historike, zgjatimet dhe reminishencat e së cilës, fatkeqësisht, i gjejmë në çdo familje shqiptare, sa herë që në to ka futur hundët politika. Lexuesi i thjeshtë, duke lexuar këtë libër, nuk e ka të vështirë të shikojë se si mbi fatkeqësitë e këtyre familjeve atdhetare janë ngritur dhe fuqizuar pushtete.
E shkruar apo e nënkuptuar, nëpërmjet një arsyetimi dhe krahasimi të thjeshtë logjik, në librin e Polovinës, në një farë mënyre, shumë familje shqiptare do të gjejnë veten. Ndarjet ekstreme brenda tyre janë një “përvojë” e hidhur e vjetër dhe e re që reflekton dukshëm në të gjithë shoqërinë shqiptare, të ndarë, të përçarë, pse jo edhe të egër.
Si redaktor i këtij libri, por edhe i disa librave të tjerë të Yllit, pra, si njohës i mirë i tij, më duhet të them një të vërtetë: që, pa nënvleftësuar asgjë nga krijimtaria e Yllit e shpërndarë në gjini të ndryshme letraro-publicistike (28 libra, katër në gjuhë të huaj), të cilat, në përgjithësi, janë unikale dhe korrekte në stil dhe në përmbajtje, libri i fundit i tij është e një gjetje e re e tij. Ai i ngjan një romani të vërtet artistik po ashtu edhe një bestselleri historik, që me ngjarjet, ndërthurjet intriguese, lehtësitë dhe thjeshtësitë e narracionit, nuk të lë ta lëshosh nga dora, por edhe të nxjerrësh mësime, se ka një histori fitimtarësh, por ka edhe një histori humbësish që të çon tek e vërteta historike.


“Pranvera” ballisto-komuniste, shtator 1942 – 1943

(Një segment historik që për një gjysmë shekulli si edhe gjer tani mbahet e fshehur apo e anashkaluar nga historia e shkruar dhe polemika përherë e ndezur partizanë-ballistë)

Mes komunistëve dhe nacionalistëve ka pasur një periudhë të butë të marrëdhënieve të tyre. Kjo ka ndodhur midis dy shtatorëve 1942-1943*).
Për një gjysmë njëqindvjeçari kjo stinë raportesh të hapura mes njëri-tjetrit është shfarosur prej historishkrimit zyrtar të diktaturës. Vrima e errët e krijuar në kujtesën tonë kombëtare u bë trashëgimi edhe më e thellë dhe më e zezë, kur u vu re se edhe në çerek shekullin pluralist inercia e ambientimit me këtë gropë vazhdon pa shkaktuar ndonjë shqetësim të posaçëm...................
Vazhdon....................................................................................
..........................................................................................................................................................................................................
Që prej këtij momenti nuk ka më UNÇPVSH, por vetëm UNÇSH.

*) Ylli Polovina: “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, faqe .....




Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com