Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

SHFAQJE TË ANTIKOMUNIZMIT NAZIST


(Botuar në “Panorama” në 15 maj 2018)

Në pamje të parë duket si gjest emotiv, revoltim spontan prej një provokacioni, goditja me shkopinj që disa të rinj u bënë një grupi pjesëmarësish të moshuar, të cilët ditën e 5 Majit, përvjetor zyrtar i Dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, manifestonin nderim për të rënët.
Por duke mbajtur në duar portrete të Enver Hoxhës.
Ka në mënyrë të vazhduar dhe përherë e më këmbëngulëse prej disave që ta barazojnë luftën antifashiste kundër dy pushtuesve italianë dhe gjermanë si të qe një lëvizje komuniste. Kjo fillimisht është pasojë e përvetësimit që i bëri asaj për një gjysmë shekulli partia e vetme në pushtet. Madje kjo shkoi edhe më tej: e enverizoi këtë rezistencë. Ishte Udhëheqësi pa ajo qëndresë ndodhi dhe triumfoi!
Kështu një kontribut dhe meritë reale të PKSH-së, por edhe të vetë Hoxhës, përmasë shumë grimcake dhe pak e ndjerë atë kohë mes partizanëve, e totalitarizoi, ndërsa në thelb lufta çlirimtare qe një nga ngjarjet më sublime dhe demokratike të historisë tonë të shekullit të njëzetë. Përdorimin dinak që kjo parti e tipit stalinist që në ditëthemelim u bëri luftëtarëve të rezistencës duke ua përdorur atdhetarizmin e sinqertë në vitet e fundit të luftës edhe si forcë ushtarake dhune ndaj rivalëve të tjerë politikë, një pjesë, siç janë këta mbajtës të portreteve të Enver Hoxhës në vendin dhe kohën më të paduhur, u ka shkaktuar një traumë të vërtetë doktrinare, pse jo edhe psikologjike.
Kështu ata në mënyrë të çiltër e identifikojnë tërësisht Hoxhën edhe me partizanët apo tërë qëndrestarët patriotikë të rënë në këtë luftë. Zgjidhet si simboli i tyre.
Por Enver Hoxha tashmë, në 2018, përfaqëson vetëm një simbol: atë të diktaturës. Çdo gjë pozitive që ai ka kryer dhe kjo nuk mund të shpërfillet duke u zeruar, e ka kompromentuar rëndë me fajet e mëdha dhe dëmet që, përveç doktrinës komunisto-staliniste, i solli personalisht vendit.
Por mospajtuesit me këtë sjellje anakronike adhurimi për një tiran përse i rahën ata të moshuar? Shkopinjtë për goditje i kanë përdorur njëqindvjeçarin e shkuar skuadronet fashiste.
Sepse në mendësi janë fashistë të rinj nuk i fishkëllyen paqësisht apo me indiferencë t’i anashkalonin. Të paktën të mos i bënin elementë ndikimi propagandistik.
Por i faktorizuan.
Ishte bolshevizmi që tërë shekullin e kapërcyer gjallëroi lindjen e fashizmit dhe qe pastaj ky që, nëpërmjet shkaktimit të kasaphanës së luftës botërore, e fuqizoi këtë të fundit. Ekstremet përputhen, janë të njëllojtë.
Historia e antikomunizmit shqiptar është mjaft e ndërlikuar dhe ajo po kalon një proces rrufjan manipulimi. Etnia jonë, duke qenë individualiste, që në adn-në e saj, më tepër se shumë popuj të tjerë ka qenë dhe mbetet mospajtuese me hiperkolektivizmin komunist. As në vitet tridhjetë, as gjatë moteve të luftës, autori i këtyre radhëve mendon se edhe përgjatë gjysmëshekullit të realkomunizmit shtetëror, shqiptarët nuk janë komunistizuar dot. I kanë bërë atij një sfidë mahnitëse. Lum kush do të ketë punuar e mbledhur prova për ta vërtetuar këtë disidencë, këtë refuzim të butë e të rafinuar, dukur në ripërfaqe herë si pajtim dhe herë si kompromis!
Historia e popullit tonë e ka moskomunistizimin tipar kryesor, në elitën e tij ka shumë përfaqësues të shquar dhe inteligjentë të kësaj vetëdije. Me emra konkretë, dekadë pas dekade, që prej Rilindjes, secili lexues mund të bëjë një listë të tërë.
Historia jonë ka të shënuar edhe një kompani antikomunistësh të përbërë prej komunistësh të rëndësishëm gjatë diktaturës, të cilët jo vetëm për të shpëtuar nga tejkalimi që u kanë bërë të drejtave të kohës dhe shkallës së përfitimeve, por edhe për të vazhduar ruajtjen e privilegjeve të lidhjes me çdo pushtet fitimtar, e kanë mbushur atmosferën e Shqipërisë së lirë e në zhvillim e sipër, me zmogun e shfrimeve gati të barabartë me klithmën kryqtare “Komunistët në litar!”
Sigurisht ka edhe antikomunistë të tjerë, të rinj, të pas motit 1990, komodë, që “rrezikun komunist” e fryjnë, sepse ndryshe dalin nga vëmendja për të qenë protagonistë, motivi thelbësor që i shtyn për poza kundërkomuniste.
Antikomunizmi nazist është një gjymtyrë e vogël e tërë kësaj patologjie të re ideologjike. Autorit të këtyre radhëve i ka rënë rasti të fotografojë dy herë nëpër Tiranë kryqe hitleriane. Së fundi, ka lexuar edhe një libër të një studiuesi të zgjuar, bashkëkombës që jeton në Perëndim, i cili nga që e urren deri në syerrje komunizmin, agresionin e gjermanofashistëve kundër Bashkimit Sovjetik në 22 qershor 1941 e quan “sulm mbrojtës”. Pra të kryer jo për të pushtuar një popull tjetër, por për t’u mbrojtur nga agresioni ideologjik dhe ushtarak që vinte prej andej.
Madje kur u duk sikur ngjarja me rrahjen me shkop të të moshuarve me orë të mbetur po harrohej, në rrjetin social të FB u shfaq një bashkëkombës me thirrjen “Poshtë 5 maji komunist! Simbol i luftës civile!”
Ata që e kundërshtuan qenë një shumicë që të linte mbresë.

Ylli Polovina

Tiranë, më 13 maj 2018

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com