Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

AZEM HAJDARI, VRASJA E GABUAR
PĖR MEMORIALIN TURK NĖ TIRANĖ
FILLIM SHTATOR 1998, NĖ SHBA SKANDALI EPSHOR I BILL KLINTONIT, NĖ LISBONĖ FATOS NANO THOTĖ SE KOSOVA KA KRYEQYTET BEOGRADIN
EDHE KĖSHILLTARI I JAKOMONIT E DO SHQIPĖRINĖ
PARA KRYEMINISTRISĖ PROVA E PARĖ DEMOSTRUESE ME ARKIVOL NĖ DUAR: 4 SHTATOR 1998
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
YLLI POLOVINA NË NJË LIBËR TË RI “KONTRAKORRENT”


(Botuar ne \"Illyria\" ne 24 prill 2019)

Ndodhet në shtyp dhe kemi siguruar vetëm kopertinën e tij. Fillimi i javës tjetër me siguri do te gjejë nëpër libraritë kryesore të Tiranës dhe më tej nëpër Shqipëri e Kosovë.
Janë 224 faqe ku Polovina, i njohur për një dekadë rresht edhe si një ndër bashkëpunëtorëi më të ngushtë dhe aktivë të “Illyria”, hap për publikun bashkëkombës një pjesë të ditarit të tij rreptësisht personal dhe të fshehtë të periudhës së diktaturës. Në të ai dëshmon se e ka dashur Partinë e Punës dhe se ka shpëtuar me mundim nga kanosja e shndërrimit në “njeri të ri”.
Për të mirëkuptuar këtë gjest të tij në “Hyrje” të librit Ylli Polovna shkruan se “Kam shpresën, por ndoshta vetëm iluzionin, se me çfarë po bëj, do të jetë një shërbim për të njohur të shkuarën e ndërlikuar të realkomunizmit shqiptar. Ju siguroj se e di fare mirë që edhe aktualisht shoqëria jonë nuk ka dalë nga pisllëku e ndohtja shpirtërore, nga dhuna e gënjeshtrës personale dhe e mashtrimit kolektiv, e hajdutërisë dhe e plaçkitjes së vlerave publike, e mburravecllëkut dhe e mënjanimit të atij që është korrekt. Ndoshta dhe e konsiderimit të sinqeritetit si naivitet.
E di fare qartë se kjo do të thotë që duhet të zbatohet parimi i kohës më të keqe të historisë, asaj të totalitarizmit dhe të demokraturave: “Atë që e mendon, mos e fol; po e fole, mos e shkruaj; po e shkruajte, mos e firmos; po e firmose, mohoje!”
Por po e “tradhëtoj” shtatëmbëdhjetëvjeçarin e 10 janarit 1965, ku kam shkruar dhe jam betuar mbi këto fjalë:
“Unë fillova të mbaj ditar për një sërë arsyesh:
E para: se dua të kem një “ngushëllonjës”, një “njeri ditar”, ku të zbras ato që fsheh.
E dyta: të kem disa gjëra (kujtime rinie) për mos i harruar në të ardhmen, për ndonjë vepër letrare.
V.O.
Gjuha e ditarit është fare e pakujdesëshme me vetëdije, se ai më shërben vetëm për ato që thashë më lart”.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com