|
Foto: Dosja qe mban brenda novelen. | Shirat e fundit
(Libri është i pabotuar.
Ka 76 faqe dhe në fund shënon Berat, 3 shkurt 1972.
Subjekti i tij është nga lufta antifashiste çlirimtare. Në qendër të novelës janë fatet e dy vëllezërve të ndarë në dy krahë të kundërta. Njëri, Aliu, u rreshtua me partizanët dhe ideologjikisht me komunizmin, tjetri, Mexhidi, u bë kolaboracionist i gjermanëve dhe ideologjikisht ishte me Ballin Kombëtar).
Fragment
Mexhidin e kish tronditur ajo që kish ndodhur. E dinte që kishte shpëtuar për qime, sepse guerrilët nuk të ndaheshin pa të vrarë. Kish qënë i shkathët dhe kjo i kishte shpëtuar kokën.
Kur e kujtonte atë skenë
.
Sidomos Aliun.
Në familjen e tyre nuk kishte patur kurrë qetësi sa kish qënë ai. Dy vëllezërit kishin marrë rrugë të ndryshme dhe kështu në shtëpinë e tyre kish hyrë grindja. Një natë Mexhidi (atëhere kish qënë vetëm një ballist i thjeshtë) kish thënë se po të merrte vesh se i vëllai do të merrej me punë ilegale do ta varte vetë në mënin që kishin në oborrin e shtëpisë.
Mirëpo Aliut as që i bëri tërr syri.
Mbas shumë grindjesh Mexhidi kish vendosur të ikte nga shtëpia. Atëhere atë e kishin bërë edhe komandant çete. Dhe iku vërtet.
Pas një muaji erdhi dhe ndenji vetëm një gjysëm ore.
Erdha vetëm për nënën, kishte thënë dhe pastaj kishte ikur ashtu siç kishte ardhur.
Pastaj skish ardhur më në shtëpi.
Dhe ja tani i vëllai desh ta vriste. Atij i erdhi keq që nuk e kishte vrarë më parë.
Tashmë në kolltukun e tij të zyrës po e kuptonte se e kishte një armik të egër, prej të cilit duhej të ruhej me mençuri.
Kishte filluar ta hiqte barku.
Dhe trupi vazhdonte ti hante dhe po kruhej tërë nerva.
Plagën e kishte mjekuar në spitalin fushor gjerman. Për të ishte interesuar vetë Shmidi dhe këtë Mexhidi nuk kish se si të mos e vlerësonte. Plaga ish e lehtë dhe mjeku gjerman i kish thënë se mund të mbyllej mbas një jave, kurse jo më vonë se muaji do ta kishte krahun aq në rregull sa askush nuk do të dyshonte madje se kishte marrë ndonjë plagë.
Pastaj ish mbyllur dy ditë në hotelin e tij.
Puna e Bjankës sikur ish mbyllur.
Mirëpo sot Shmidi i kish çuar përsëri Hansin me një ftesë për darkë. Mexhidi e kish pritur me buzëqeshje. Hansi kish ikur shumë i kënaqur, por me një peng që nuk pa dot Bjankën.
Rrotull orës gjashtë, orë kjo në të cilën Shmidi kish ftuar Mexhidin, u bë si zakonisht shtetrrethimi dhe patrullat mbushën rrugët.
Komandanti i Ballit u vesh ngadalë dhe shkoi të shohë çpo bënte Bjanka. Derën e gjeti të mbyllur dhe priti sa ajo tia hapte.
Italiania sytë i kishte të përlotura.
Më mirë, ndoshta, është tua dorëzoj gjermanëve, mendoi me vete dhe e puthi kot në supin e xhveshur.
Pastaj e la Bjankën si të ngrirë te dera dhe iku.
Në qytet kishte rënë një natë e zezë dhe e lagët. Ndoshta do të binte edhe ndonjë shi së shpejti.
Roja balliste, që ish te dera, nderoi mekanikisht dhe si i hutuar.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|