|
Fjala e tokës mëmë
Poemë kushtuar Babë Dudë Karbunarës, e shkruar më 1984. Eshtë interpretuar në skenën e Teatrit Profesionist të Beratit.
Përbëhet nga 42 faqe.
Fragment
Koha ish e rendë,
Populli fukara.
Hungërrinin fqinjët,
Fuqitë e mëdha.
Shkelte në kufinj
Egër Luftë e Parë,
Toka e Mëmëdheut,
Copa-copa ndarë.
Mes për mes ndarë,
Mes për mes prerë,
Thikën nëpër dhembë
Vunë serbomëdhenjtë.
Ti, o moj Kosovë,
E hidhuara plagë,
Kullë e zemër mbushur
Me barot e flakë.
Me barot e flakë,
Me lot e me gjak,
Ngrihuni sup më sup,
Të gjithë jeni shqiptarë!
Gjaku derdhej lumë,
Misri u tha në arë,
Kau i zi i vetëm,
Tretej në ugar.
Loti, oh, breronte,
Dhimbja përmbi magje,
Fikej jetë njeriu
Ulur nëpër pragje.
Uri, moj uri,
Çna preve në besë!
Lagu buzë e tharë,
Lagu veç me djersë!
Mbi Berat sikën,
Nuk ikën kjo natë,
Agu i mengjezit
Po vonon prapë.
Duda shtrirë në shtrat,
Me synë në dritare:
Hapu ti, moj dritë,
Zbardhu pak fare!
Sa të shoh qytetin,
Këto shtëpi të bardha,
Të hapi Mangalemi
Të bukurat kanata.
Sa të shohë saksitë
Ngritur mbi parvaz,
Të çelë karafili,
Zëmbaku të hapë.
Në bebëz të syrit
Pikon dritë e qiellit,
Babë Dudë Karbunara
I gëzohet diellit.
Baba vetëm sështë,
Nuk është fillikat,
Një shportë me ushqime
Mbushet prag më prag.
Mbushet prag më prag,
Mbushet plot për plot,
Me dashuri të bardhë,
Me fjalë të ngrohtë.
Shkruan, shkruan, shkruan
Mbi letrën e bardhë,
Majë e penës shqotë
Derdh përmbi ditar.
Sot, ditë e hënë,
Ora shtatë e ditës,
Cilët janë ata
Mbi Urën e Goricës?
........
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|