Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Një ruse e bukur në Tiranë

Botuar në Tirana Observer, 2 gusht 2007

Ka mbërritur një muaj më parë në kryeqytetin shqiptar një ruse e bukur. Quhet Irina Popova dhe është vetëm njëzetë e një vjeç. Sytë i ka blu, flokët bjondë, lëkurën si të depërtuar nga drita e një agimi.
Irina ndodhet në Tiranë sepse dashuron një shqiptar, një kryeqytetas, djalë i bukur edhe ky, shtatlartë e atletik. Madje me mjaft autoritet edhe pse është njëzetë e dy vjeç. Bashkëkombasi ynë është president i Komitetit të Studentëve të Universitetit “Miqtë e Popujve”, i cili ndodhet në Moskë. Në këtë universitet të famshëm kanë studjuar edhe të mëdhenjtë tanë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.
Pra Irina Popova, kjo ruse e bukur, ka ardhur në Tiranë, jo vetëm sepse studjon në të njëjtin universitet me bashkëkombasin tonë. Janë në të njëjtin kurs dhe degë, hyjnë këtë shtator në vitin e tretë të Drejtësisë. Duke qënë se duhen shumë me njeri-tjetrin dhe sëshpejti do të fejohen, moskovitja Irina po kalon për pushime dy muaj tek shtëpia e bashkshortit të ardhshëm.
Sa ishte në Moskë nuk kishte mësuar asnjë fjalë shqip, zakon i vjetër i rusëve ky, sepse e adhurojnë shumë, gjer në kult, gjuhën e tyre. Mirëpo ngaqë do të vinte në Tiranë, për respekt të vendit bujtës si edhe të të dashurit të saj të zemrës, edukata ia donte të mësonte disa fjalë me gjuhën e vendit. Kështu përvetësoi mirë, përveç fjalëve Shqipëri dhe Tiranë, edhe tre shprehje intime që i duheshin për shokun e jetës. Këto ishin “Të dua”, “Të kam xhan” dhe shprehja përkëdhelëse “Lepurushi im”.
Pas një muaji në Tiranën tonë rusja e bukur me sy bojëqielli dhe flokë bjondë ka mësuar, pas tre të parave, edhe tre shprehje të tjera të reja. Tashmë ato nuk i hiqen nga koka, duken sikur kanë zëvendësuar edhe të parat. Tre shprehjet e reja të muajit korrik në Shqipëri, të përvetësuara nga Irina Popova janë “Iku korenti”, “Mbush ujë” dhe “Kujdes makinat!”
Rusja e bukur Irina në vendin e të dashurit të saj të zemrës do të rrijë edhe një muaj, pastaj të dy zogjtë e dashuruar do të fluturojnë drejt Moskës, në auditoret e universitetit të famshëm rus “Miqtë e Popujve”.
Deri atëhere përveç ankthit për mungesën e gjatë të korentit dhe të ujit si edhe panikut që nëpër udhëkryqet e Tiranës turravrapi i çakërdisur i makinave të mos i shtypë e lërë në vend, shpresojmë që Irina Popova të mos mësojë ndonjë shprehje tjetër të re. Përshembëll afër apartamentit ku ajo po kalon pushimet me të dashurin e saj, në një pallat në formën “L”-je, në orën katër të mëngjezit transportojnë ujë nëpërmjet një zorre të hedhur nga ballkoni në ballkon, njëzetë metra distancë ajrore. Nëpër natë rusja e bukur dëgjon që thirret “Zgjate edhe pak”, “Fute edhe një çikë”, “Tërhiqe fort”, “Lëshoje”, “Sa mirë e rregullove”, “Nuk po nxjerr”, “Derdhe shume”, “Drejtoje mirë” e kështu me rradhë.
Por ajo, rusja e bukur Irina Popova, nuk e kupton shqipen. Kështu që as nuk keqkupton gjë.

Ylli Polovina






Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com