|
Foto: Duke pare fotografin. | Ne klasen e pare fillore
Jam ne klasen e pare te Ushtrimores. Kjo lloj shkolle ne vitet pesedhjete te shekullit te shkuar ishte eksperimentale. Mesuese kishim Margarita Kumanin, nje margarite e vertete. Ajo nderroi jete shume shpejt, pa u bere nuse, edhe pse ishte kaq e mire dhe e bukur.
Nuk ka foto qe me deshmon me te vogel, pasoje shkujdesjesh ne albumin familjar.
Nga ky çast i jetes time mbaj mend, mes te tjerash, qe me humbi libri i Abetares dhe me ne fund nje kopje tjeter ma solli Mini, motra e vetme e babait tim, Shabanit, edhe ky vella i vetem. Aq emocionant ka qene ky moment sa mbaj mend gjithçka: binte shi, Mini ishte mbuluar me nje mushama te tejdukshme ngjyre roze dhe poshte saj Abetarja, mbajtur brenda qe te mos lagej, dukej me teper se nje mrekulli.
Librat tere jeten do te ishin per mua keshtu, si ne ate çast: mrekullia e tete e botes.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|