Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.jpg
Foto: .jpg
HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN


Botuar sot, 3 shkurt 2024, në gazetën “Fjala”

Gjatë vitit 2023, krahas ngjarjeve të zëshme, që shoqëruan ditët, javët e muajtë, ishte i veçantë edhe botimi i librit të shkrimtarit beratas Ylli Polovina me titullin e thjeshtë, ”Ambasador në Ballkan”.
Libri doli në qarkullim në muajin qershor 2023. Është një prurje e tingullt, dinjitoze në letërsinë bashkëkohore shqiptare me tematikë diplomacinë, me 412 faqe.
Sapo më ra në dorë ky libër i bashkëqytetarit tim, Ylli Polovinës, m’u ravijëzua në mendjen time portreti e personaliteti i intelektualit me zë në Berat, gatuar me djersë studimore, me punë të tejforte e të këmbëngulshme të kahëhershme e me vullnet të sprovuar. E, kështu, si një obligim e angazhim për njerëzit e qytetit tim, vendosa të them
disa mendime, aq sa mund të them, për njerëzit e lexuesit, në njohje të mëtejshme të Yllit tonë, shkrimtarit të 65 librave, gazetarit, publicistit e zërit të diplomacisë serioze bashkëkohore shqiptare, Ylli Polovina.
Në libër autori objektiv e serioz, sjell portrete të personaliteteve të diplomacisë, kryesisht që kanë punuar e jetuar nëpër kryeqytetet e Ballkanit. Sjell, në këtë vend, nën nervaturën e së shkuarës e nën dritën e së sotmes, mjaft tema e problematika që frymojnë edhe ca më fort këtë pjesë të plotplagshme të Evropës që, de fakto është në Evropë, ndërsa de jure, ende nuk është.
Tërë librin voluminoz e përshkon vërtetësia, konciziteti i çështjeve, tjerrë në drugën e
historisë, mbështetur në dokumente e në fakte, përballur me logjikën e zhvillimeve të sotme dhe me premisat e ardhmërisë. Kemi në këtë udhëtim të autorit nëpër Ballkanin e trazuar, Prishtinën, epiqendrën e bashproblemeve historike, diplomatike ende të pazgjidhura e pezull në Ballkan. Ai i përsjell kohës ballkanike ngjarje tronditëse krahasuese për t’i bërë më koherente e transparente zhvillimet me atë lidhjen e tejhollë historike të rrjedhshmërisë, si Moskën e 81 partive komuniste e punëtore. E, në këtë ndërsjellje politikën diplomatike të Serbisë aty e gjetkë. Ylli Polovina me një logjikë të ftohtë e të hollë analizuese sjell artikuj nga gazetat kryesore të kohës në Shqipëri e gjetkë. Ai sjell e përsjell ngjarje të sferës ballkanike në vendin tonë, në filtrin e reflekseve diplomatike si Kampionati Ballkanik i Aeronautikës, në Berat, apo lojrat ballkanike, Festivali Evropian i Këngës, 2008, me Holta Bokën deri në zhvillimet turistike.
Vend të madh, natyrisht zë Kosova, ngjarjet atje, Prishtina, Beogradi, Serbia diplomatike e politike deri tek Fushëkosova. Autori hedh dritë në diplomacinë e diasporës deri tek diplomatët tanë me emër. Sjell fakte nga e kaluara e diasporës, e diplomacisë si vëllezërit Konica, Ali Asllanin e portrete të tjerë, Tahir Shtylla, Ksenofon Nushi, Vladimir Pulaj, Ymer Minxhozi etj. Ai kursesi nuk harron diplomacinë e Enver Hoxhës, misteret e asaj kohe deri tek “Shtëpia me gjethe”. I përcjell lexuesit të veçantat e diplomacive të Sofjes, Bukureshtit, Athinës, Beogradit e gjetkë, deri tek takimi i Kretës i Fatos Nanos me Sllobodan Miloshevicin. Në këtë tejëvështrimësi, Ylli nuk harron të sintetizojë e integrojë në zhvillimet diplomatike edhe rolin e së shenjtës Nënë Tereza, misionin e saj edhe diplomatik.
Libri mbyllet me sjelljet diplomatike sot në Ballkanin Perëndimor, me tërë zhvillimësitë aktuale aty e me tërë egërsitë e ndikimeve të së kaluarës.
Duke e thellëparë këtë botim të vecantë e të kohëardhur të Ylli Polovinës, me plot gojën themi se ky botim, i bën nder së kaluarës, të djeshmes por, sidomos së sotmes Ballkanike me tërë shqetësimet, prurësitë dhe problematikat që po kalon së pari, Bakllkani Perëndimor.
Autori edhe njëherë në këtë botim e tregon veten si një mjeshtër i njohjes dhe i përdorimit të normave letrare e drejtshkrimore të gjuhës shqipe. Ai është konciz dhe i prerë në gjykime e konkluzione. Ka një stil të shkruari të thjeshtë, aq edhe të zhdërvjelltë.
Në letërsinë e sotme shqiptare, kryesisht në tematikën diplomatike e politike, libri ”Ambasador në Ballkan”, me siguri do ketë vend prioritar.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com