|
Foto: Pasi luajtem me bore | Dimer 1999, kur luajtem me bore
Po shkonim per tek Memi, motra ime, e cila kishte merguar nga Shqiperia dy vite para se une te shkoja me pune ne Rome, ne Ambasaden tone.
Ate dimer te vitit 1999 Memi kaloi nje operacion te rende.
Nga Roma ne norrem rrugen per ne Kastel Nuovo Barjamo afer Rovigos per ta pare e inkurajuar. Memi ishte akoma ne spital.
Bashke me ne erdhi edhe Alba me Ardin. Ne te hyre te Bolonjes hyme ne nje brez mali me bore dhe Ardi me Alben nisen te luajne. Pas pak filluam te luanim me topa bore edhe ne dy, une e Bardha.
Kjo foto eshte pamje e çastit kur u lodhem e pushuam.
Ishte nje gezim i shkurter. Do te ishim te qete vetem kur te mberrinim ne spital e te shihnim me syte tane si luftonte me nje kuraje te mahnitshme Memi per te mundur semundjen e keqe.
Dhe e mundi.
Tashme ajo semundje eshte harruar.
Mbeti vetem kjo foto e gezimit tone ne lojen me topa bore.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|