|
Foto: Fletorja e hartimit | Nje marrezi e imja ne 8 janar 1973
Ruajme nje fletore hartimi te Bardhes kur ishte nxenese ne gjimnazin Babe Dude Karbunara te Beratit. Ishte nxenesja ime. Kisha kohe qe e vuaja terheqjen per te, por ne vitet e shkolles se mesme nuk kam guxuar t\\\'ja shprehja aq shpesh. E kam provuar vetem tre here.
Rasti i pare ishte nje lule lendine, fare e vogel, e keputur mes barit, qe ja dhurova. Ishim para portes kryesore te shkolles. E refuzoi.
Qe prej atij casti ate lule e kam te ruajtur, tashme sterthare, ne arkivin tim.
Hera e dyte eshte nje shenim ne fund te temes se lire te hartimit, shkruar nga Bardha me 8 janar 1973. Ne te flitet per nje partizan qe ishte vrare ne lufte me pushtuesit dhe shoku i tij, i pranishem ato çaste, per dekada te tera me pas vendos lule mbi varrin e tij.
Pasi i ve noten maksimale dhjete (Bardha ne hartime, por edhe ne te gjitha lendet, merrte vetem kete note) kam shenuar me laps te kuq \\\"Kini nje bote kaq te pasur sa nuk mund te rrish indiferent\\\".
Per nje mesues ky shenim nje nxeneseje te tij eshte nje shkelje flagrante e te gjitha rregullave.
Sidoqofte kam guxuar sepse nxenesja ime, qe tashme e kisha perzgjedhur si me te miren per jeten time, nuk me hapte rruge e krijonte mundesi te tjera.
Hera e trete ka qene kur me kerkuan te nisja punen ne Ministrine e Jashtme per t\\\'u derguar ne France (projekti i pare)apo ne Bullgari (ideja e dyte) dhe midis dy pengesave, ishte edhe ajo qe nuk isha i martuar.
Ne kete hall e ndala Bardhen ne korridorin e katit te dyte te shkolles dhe ia thashe sikletin.
E ku degjonte ajo?
Por ne te vertete ajo qe e pengoi emerimin tim ne Tirane ishte nje histori tjeter, mjaft e komplikuar, çeshtje biografie, per te cilen do flas enkas, por jo ne kete faqe interneti.
Shenim
Ne hartimin tjeter, ate te dates 25 maj 1973, me titullin e rekomanduar nga une \\\"Nje liber qe lexova, nje liber qe me ben te mendoj\\\", kam bere, krahas notes dhjete, vetem shenimin \\\"Hartim i punuar me kujdes e temperament\\\".
Ne nje tjeter me pare, me 9 qershor 1973, me teme sigurisht te rekomanduar nga une (\\\"Permes nje drame te preferuar jepni nje kuader te realitetit tone revolucionar\\\") kam vene noten dhjete, shenimin me boje te kuqe \\\"Ne shenjat e pikesimit perdorni presjen para lidhesave bashkerenditese. Ky harim nuk eshte i pari...\\\" Me pas diçka tjeter kam shkruar e prishur. Mos ndoshta ndonje marrezi tjeter?
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|