|
Foto: Ne shtratin e saj ne dhomen tone te vogel, ne shtepine prinderore ne Berat | Alba nje vjeç
E gezueshme dhe e qete, me nje gjume te thelle dhe deshire per te recituar e qene patjeter me njeres prane, Alba hante sa here qe shtrohej tavolina. Ne fillim e pertypte dreken kur e ndante mamaja, pastaj kur vinte nga puna gjysh Shabani. Nuk i bente bisht edhe kur vone pasdite kthehej ne shtepi Bardha. Tre here te plota. Te tre ushqyesit e mbanin ne preher.
Kujtuam se keshtu iu zgjerua stomaku, por nje gje e tille nuk ndodhi aspak. Kur u rrit, edhe pse faqet e mbushura nuk e braktisen asnjehere, nisi te behej elegante, rreptesisht elegante.
Kur u be njezete vjeçe Albana dukej sikur kurre nuk i kishte ndodhur ne jete te ulej nga tre here ne nje vakt.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|