|
Foto: Portret i Bardhes, piktor i nderuari Sotir Capo | Poezi te Bardhes gjimnaziste
(Janë poezi të shoqes time të jetës, Bardhës. Dallohej për to që në gjimnaz).
Flokët e tua
Nuk e di pse shpesh i ngatërroja me shelgjet
(Apo i ngatërroja shelgjet me flokët?)
Flokët e tu historinë e tyre kanë:Të mos i presësh! U rrite.
Të urdhëruan një natë.
(Për ty ajo ishte nata e lotëve dhe e mendimeve).
Ti doje që me flokët e shkurtëra
Të hyje në grumbullin e të rriturave.
Doje të ecje shkujdesur,
Çapkënia erë të lodronte me flokët e tua.
Pastaj shpejt e shpejt
Me gishtat-krehër ti shtroje.
Sot në mëngjez, kur fole me mua,
Lozonjarja erë loste me flokët e tua.
Ne
Ne nuk shkruam poezi
Që pas të na qepej
Ajo, përshtypja e një kalimtari,
Ka qënë si punë letrari.
Ne shkëputëm një fragment nga jeta e madhe
Asaj për tia kthyer në vargje.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|