|
Foto: Bardha 13 vjecare e vizatuar e dyta, ne mes. | Nje kujtim nga viti 1967
Në një revistë Pionieri të kohës (ku në ballë shkruheshin parrullat e regjimit Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni! si edhe Në luftë për çështjen e Partisë të jesh gati!, ka një faqe speciale me pionierët e qytetit të Beratit. Atje është botuar edhe nje tekst nga Fatbardha Hysi (Bardha), ku thuhet saktësisht Në zgjedhjet e kompanisë muarrëm edhe inisiativën për të ngritur në klasën tonë kendin e higjenës. Kur themi kendin e higjenës nuk kuptojmë kend të thjeshtë druri, por edhe një higjenë personale të përsosur dhe një klasë me pastërti shembullore. Këtë inisiativë e shpallëm edhe në zgjedhjet e çetës. Atë e pritën të gjithë mirë. Ajo u përqafua shpejt nga të gjithë pionierët e çetës. Ajo po vihet në jetë në çdo kompani. Në çdo klasë pionierët po e ndërtojnë me duart e tyre kendin e higjenës. Po i paisim me kursimet tona të vogla. Çdo ditë nxënësit vijnë të rregullt e të pastërt dhe klasat ndritin nga pastërtia.
Fatbardha Hysi, klasa e VII A, shkolla 7 Nentori, Berat
Shënim
Ky fragment i largët nuk u veçua për arkivin online të familjes sonë thjesht për të dhënë një pamje të kohës, aq pak të kuptueshme pas rënies së diktaturës, por për të vënë në dukje se pastërtia gjer në skajim ishte një virtut i nënës së Bardhës, Makbules.
Ajo rrinte gjithnjë me një sapun në xhep.
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|