|
Foto: Bonie ne prag te Vitit te Ri 2006 | Bonie, qeni qe e duam te gjithe
Tashme Bonie eshte i perkedheluri jo vetem i Ardit, Albes dhe Emit, por edhe i Besit, e cila flinte me te. Por Bonie eshte mik edhe me mua, i ledhatohet po ashtu edhe Bardhes.
Me mua kercen nga gezimi, por edhe ben kujdes. Duket jam teper ekspresiv dhe emocionet me lexohen prej tij fare lehte. Ne nje rast te tille ai me ngul syte dhe ne te qindat e sekondes deshifron çfare mendoj per te, dua ta kem afer apo nuk ja kam ngene.
Çastet me te lumtura te Bonit jane kur jam ne tavoline. Eshte i sigurte se do te prish rregullin e vendosur ne shtepi qe te mos haje shume dhe vend e pa vend se i ben keq.
Qe ta dini Bonie eshte qen fare i vogel, gati sa nje mace, por njehere kur te panjohur bene nje zhurrme te dyshimte ne korridor, te lehurat e tij ishin te forta si te nje qeni ujk.
Si ishte e mundur te nxirrte ate ze?!
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|