|
Të mirat e krizës ekonomike
Babush, mamush,
Këtu gjithçka mirë.
Sot, pas 3 javësh, dyqani u mbush me njerëz. Edhe pse ende nuk e kemi marë rrogën, është e çuditshme, kriza më ka bërë me humor të mirë.
Lexova dje në gazetë që studiuesit e Stanfordit kanë vëzhguar krizën
ekonomike duke thënë që kjo nuk është vetëm një tragjedi, por që mund të ketë
anë pozitive:
-prindërit, duke mos pasur shumë lekë, kalojnë më shumë kohë me fëmijët.
-fëmijët kalojnë më pak kohë me baby-sitterat.
-më pak incidente në rrugë, sepse nuk ka më lekë për benzinë.
-linjë më të dobët.
-trifishimi i shitjeve të qirinjve që kushtojnë më pak se korrenti,
romantiçizëm.
-ulje çmimesh në dyqan.
Unë, për të mos bllokuar ekonominë, u këshilloj të gjithëve të shpenzojnë...
sapo tju vijë rroga... Për vete do të blej qirinj e një batanije, siç duan ata të
Stanfordit...E do të pres me ankth provën e peshores se, nëse kriza na bën më të
dobët, më në fund mund të arrij të vesh pantallonat e blera para 3 vjetësh në
Portaporteze e që smë mbyllen fare.
Ju dua shumë
Besi juaj
Version i printueshem
Faqja paraardhese |
|
|