Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

NĖ RRUGĖN KU ISHTE THEMELUAR PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE PLUMBA MBI MINISTRIN KOSOVAR AHMET KRASNIQI
NĖ TIRANĖ NUK BIE QETĖSI: NĖ 21 SHTATOR 1998 DINAMIT NĖ BANESĖN E POLITIKANIT MINORITAR GREK VASIL MELO
“KOKĖKRISJE”: SULMOJ MEDIAN ITALIANE PĖR SHTRĖMBĖRIME TĖ IMAZHIT TĖ SHQIPĖRISĖ DHE JA DAL
RADIO TIRANA NĖ FESTĖN E 28 NĖNTORIT 1938
PĖRSE ITALIANĖT NUK SHPREHNIN SIMPATI PĖR FATOS NANON
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

TËRMETI “I MIR˔


Publikuar në FB

Nëndeti i gjirit të Durrësit ka shkaktuar tërmetin apokaliptik të motit 1273, prej të cilit, përveç vdekjes së pjesës më të madhe të banorëve dhe shkatërrimit total të banesave, shkaktoi edhe një cunami. Ky cunam konsiderohet i vetmi i ndodhur në historinë e Shqipërisë. Prej asaj kohe nga ujrat që dyndën brendësinë e qytetit të madh port, të njohur botërisht si “taverna e Adriatikut”, u krijua “këneta” që mezi u tha treçerek shekulli më parë. Pas këtij apokalipsi ata pak durrsakë që mbetën gjallë, u nisën drejt Beratit, qytetit tjetër shumë më të madh, ku qëndruan 3-5 vjet dhe vetëm më pas u rikthyen për ta ripopulluar qytetin e vendlindjes.
Ne, beratasit, krenohemi me këtë fragment të solidaritetit tonë.
Tërmeti i llahtarshëm i vitit 1273 nuk mund ta dëmtonte Tiranën, sepse ajo atëherë nuk ekzistonte as si fshat, por tërë jeta e saj, përfshi ndonjë karakoll garnizoni ushtarak, mblidhej rreth toponimit Te Rana (pra, Te Rëra, aty ku ishte shtrati i Lanës së sotme).
Ekzistenca në kronika të pamanipuluara të atij tërmeti shtatë shekuj e gjysëm më parë, do të thotë se ky territor Durrës-Tiranë, ku sot janë vendosur masa mbi njëmilionëshe e shqiptarëve, shumica më e madhe e industrisë dhe e sipërmarrjeve ekonomike, mjaft nga strukturat vitale publike të kombit, nuk përjashtohet dot nga një përsëritje.
Ja pse tërmeti i cili ra këto ditë, shumë i tmerrshëm për ne që e provuam dhe që nga pas na ka lënë një stres të rëndë psikologjik, po ashtu ankth, në thelb ishte “i mirë”. Ai e ndali forcën e tij shkatërruese pikërisht në çastin kur dy apo tre sekonda më tepër do të shkaktonin gjëmën. Ai shungulloi pasdite, kur kishte diell dhe njerëzit dolën pa u penguar dhe pa vuajtur shira dhe furtuna, siç ngjanë dy ditë më pas.
Po sikur të binte natën?
Ky tërmet edhe pasgoditjet i dha të parrezikshme, thua ishte bërë që vetëm të na paralajmëronte. Sepse ne, njerëzit e thjeshtë, duhet ta ngulitim në kokë të mos bëjmë shtëpi e blejmë apartamente në pallate ku nuk kemi të dhëna të sigurta se ndërtimi është antisismik. Më mirë një kasolle.
Ky tërmet “i mirë” paralajmëroi sipërmarrësit e ndërtimeve si edhe inxhinierët që të mos ngrejnë banesa të brishta, por sa më të forta e mundur.
Ky tërmet ishte “i mirë”, më besoni, sepse mund t’i vendosë me shpatulla në mur qeveritë tona dhe turmën fjalëmadhe e punëpak të politikanëve. Rregullat e reja që patjetër duhet të vendosen për ndërtimet si edhe kontrollin e hekurt ndaj tyre, nuk bën t’i harrojmë kur hedhim votën.
Ky tërmet ishte “i mirë”, sepse tjetri që do të vijë pas një apo dy dekadash, ose shumë më vonë, nuk do të ketë energjinë e këtij që sapo pamë. Hë për hë e harrxhoi një pjesë të saj ky që përjetuam.
Në fund të fundit ky tërmet ishte “i mirë”, sepse nuk vrau asnjë shqiptar.

Ylli Polovina
Tiranë, më 24 shtator 2019




Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com