Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: PSE TOMORR DO TĖ THOTĖ “TĖ MIRA”.
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: KA QENĖ NJĖ KOHĖ KUR MAL TOMORRI NUK KISHTE.
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: Ē’JANĖ KĖTA PĖLLUMBA QĖ VIJNĖ E SHKOJNĖ
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: NĖ EVROPĖ QYTET MBI SHTATĖ KODRA ĖSHTĖ ROMA, LISBONA DHE BERATI
\"QYTETI PRANE QIELLIT\": Midis Kalasė dhe malit tė Goricės ka qenė njė ujvarė
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANE QIELLIT”: KALAJA GABIMISHT E ZVOGËLUAR


(Fragmenti 3 i librit, vijon nga dje)

Ne, beratasit e kohës së sotme, të pranishëm në fillimet e viteve dymijë, nuk mund ta pikasim lehtë një rrethanë mjaft të rëndësishme të jetës dhe të psikologjisë së qytetit tonë: paraardhësit tanë të lashtë qenë banorë të malit, të mbi Osumit.
Jo të fushës.
Pra, aspak të luginës së buzë Osumit, siç janë një pjesë e madhe tani që nga thellësia e lagjeve të grupit historik Murat Çelebi e deri në takim me anën tjetër gjeografike të Beratit, Uznovën.
Të rehatuar nëpër shumëkatësh dhe plot komoditete të tjera që në kohët moderne t’i jep ultësira, kalanë kjo pjesë e banorëve bashkëkohorë e shohin jo vetëm si diçka ekzotike, kurioze, që ndodhet disi e veçuar, as shumë afër dhe as tepër larg tyre, por si vetëm një pjesëz jo e posaçme e qytetit.
Si pasojë e rëndomtë e kësaj shkurtpamjeje, bërë pa dashje sigurisht, në Berat, duke qenë se vepron një konceptim i tillë, nuk ka emërtime popullore (por edhe shkencore e zyrtare) si “qyteti i vjetër” dhe “qyteti i ri”. Gjithkund këto i sheh nëpër botë. Qyteti i vjetër, antik, bëhet i dallueshëm.
Po ashtu edhe ai mesjetar, kur pikërisht ato çaste ka nisur historia e tij.
Kurse Berati është mjaft i pasur me histori të vet, ai ka qytet antik dhe qytet mesjetar, pa përjashtuar vendbanimin e tij paraqytetar.
Veç tani për tani ai ka thjesht Kala, Mangalem, Goricë si edhe çdo emërtim tjetër pjesor. Madje Kalaja, qyteti i vjetër, qyteti mëmë, territori themelues, shihet më së shumti si një lagje administrative. Një ngulëkëmbje tepër e zellshme jo vetëm prej administratës apo operatorëve turistikë, por edhe nga mjedise të profesoratit, vëmëndjen e kanë të përqendruar në periudhën mesjetare, madje ndonjëherë jo aq shumë të përkatësisë bizantine se të asaj osmane.
Hë për hë vështirë ta nxjerrin nga kjo gjendje humbëtimi jo vetëm libra me përshkrim të sinqertë si ai i Miltiadh Veveçkës për Kalanë apo së fundi një vëllim studimor shumë profesional për kishat e Kalasë, vepër e hartuar prej arkeologëve Genc Samimi dhe Dritan Çoku.
E nxjerrim në reliev këtë çështje edhe për hatër të tematikës së këtij libri që po ju paraqisim fragment pas fragmenti: “Qyteti pranë qiellit”.
Berati ka jetuar për mijëvjeçarë të tërë me forcat hyjnore, me perënditë, me lartësitë, me duart që i preknin retë, me zemrën që i rrihte për të parë çfarë kishte pas tyre. Ky banor i malit, asaj që ne i themi kodër por për të parët tani qe më shumë imponues se kaq, në këtë gjendje nuk jetoi për disa shekuj. Kaloi pjesën më të madhe të historisë së tij.
Për të krijuar një ide të kësaj përmase kohore na ndihmon libri i tre studiuesve kombëtare shumë të arrirë: Apollon Baçe, Aleksandër Meksi dhe Emin Riza. Titullohet: “Berati, historia dhe arkitektura”. Botimi i tij i parë ka ndodhur në 1988.
Shkruhet atje: “Mesazhet më të hershme që vijnë nga thellësitë e shekujve janë dy çekanë të gurtë të gjetur në rrëzë të mureve rrethuesë të kohës së bakrit-fillimi i broncit, kur këto metale ende nuk e kishin zëvendësuar gurin.Këta çekanë dëshmojnë se në vitet 2600-1800 p.e.sonë këtu kishte një qendër të banuar”.
Në rast se kryejmë një njehsim matematikor të thjeshtë dhe si pikë kthese në historinë e qytetit marrim çastin kur ai doli prej mureve këshjellorë dhe u shtri në faqet e tij, për t’u shtriqur më pas në tërë luginën e afërt të Osumit, saktësisht shekulli XIII i erës sonë, rezulton një dimension i kësaj periudhe prej pothuaj katër mijëvjeçarësh.
Kjo hapësirë kohore ku një pjesë e banorëve nisën të shndërrohen pak nga pak në fushorë përbën më e shumta një të shtatën e tërë historisë së tij, kur banonte i tëri në mal.
Pra, kur ishte më afër qiellit.
A e keni provuar ndonjëherë si autori i këtyre rradhëve që ka banuar përherë në buzëluginën e Osumit, të flejë një natë me yje qëllimisht në Kala?
Është botë krejt tjetër.
I ndjente shumë afër të gjithë ato qenie të fuqishme natyrore, të cilat ndikojnë fort tek njeriu. Në Berat përveç yjeve, diellit dhe hënës, që nga lartësia e Kalasë duken jo vetëm më të mëdhenj, por edhe më të gjallë, sikur kanë jetë e duan të komunikojnë me ty, mali i Tomorrit madhështohet më shumë e të vjen fare pranë. Mjafton të ngresh njërën këmbë dhe sakaq ajo ndodhet mbi shkëmbinjtë e tij të argjendtë.
Prej majë Kalasë të ndodh edhe çudia tjetër: të vjen më afër edhe Osumi. Prej andej duket me dimensionet e tij, lumë i madh.
Po ashtu Shpiragu.
Ky duket sikur kërcen nëpër ajër dhe befas nëpër ajër të bëhet pamje filmi në një ekran të madh pak metra më tej.
Kjo që i ka ngjarë mund të ketë qenë një përjetim vetiak i autorit të këtyre rreshtave, emocion real e njëherësh fantazi e dëshiruar prej tij, por në vijim do të përpiqemi t’ju japim një dëshmi të tërthortë se këtë gjendje e kanë përjetuar edhe banorët e lashtë të Beratit, këta “malësorë” shumë të çuditshëm.
Vendbanimi ynë ka një legjendë themeluese të regjistruar në gjendje origjinale, kryer prej dijetarit helen Appian Aleksandrini që në motet 140-150 të erës sonë. Por ne po i lëmë shekujt të rrjedhin në vrapin e tyre të çpenguar dhe po ndalim një çast në vitin 1941.
Italiani Luigi Gianturco (Luixhi Xhanturko), në librin e tij “Gurët e murit. Rrëfimet e luftës në Shqipëri”, e ritregon këtë legjendë.
Në dy pika, thotë një mençuri njerëzore, kalon një vijë. Ta shohim çfarë i ndodhi legjendës dhe psikologjisë së beratasit në tetëmbëdhjetë shekuj?



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com