Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

KOMUNIZMI SHQIPTAR DHE TELEVIZIONI ITALIAN RAI
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: QERSHORĖT E PAFAT TĖ SHKĖLQIM NGURZĖS, I CILI LUAJTI NĖ FILM SKĖNDERBEUN E VOGĖL
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: PSE BERATIT I DUHET NJĖ BUST I AKAKI HORAVĖS DHE I VIKTOR STRATOBĖRDHĖS
KRYENGRITJA E FIERIT NĖ 1935 SI HISTORI E NDĖRSJELLTĖ TERRORI
“QYTETI PRANĖ QIELLIT”: FĖMIJA JETIM QĖ LUANTE I VETĖM TĖRĖ FILMIN “SKĖNDERBEU”
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

“QYTETI PRANË QIELLIT”: AKTORËT SOVJETIKE PËRPIQEN TË SHPËTOJNË NGA VDEKJA NJË FËMIJË BERATAS...


(Fragmenti 59 i librit “Qyteti pranë qiellit”, vijon nga dje)

Në vitin 1953 Mitat Qojle ishte një nga ata të shumtë fëmijë kureshtarë të lagjes “Murat Çelebi”, të cilët që pa gdhirë ngriheshin dhe shkonin në Kala.
Nga shtëpitë e tyre për tek Porta e hyrjes, ku bëheshin xhirimet, mjaftonte një nxitim i lehtë ngazëllimtar prej dhjetë minutash.
Këta fëmijë që vraponin nuk ishin një apo dy, por një turmë e tërë. E kishin edhe një “komandant”. I drejtonte një bashkëlagjias me moshëpa shkuar të trembëdhjetat.
Qe nga fisi Molishti dhe quhej Arjan.
Mitati bashkë me të gjithë këta fëmijë mbeteshin pa gojë jo vetëm nga rusi që përdorte mjeshtërisht kamzhikun me qime dhije duke e bërë të fishkëllente frikshëm nëpër ajër, por edhe kuajt.
Këta patën ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe qenë shumë të stërvitur.
Kur kishte për të xhiruar skena të vrapimit stërvitës të tyre i binin një tamburi dhe kuajt fillonin vetëm të lëviznin këmbë pa ecur asnjë çap.
Pamja të linte pa mend. Qe cirk e kaluar cirkut.
Fëmijët shumë kuriozë të lagjes “Murat Çelebi” përveç çfarë shihnin plot kërshëri të luhej tek Porta e Kalasë, u qenë gëzuar edhe një skene tjetër. Skënderbeu në krye të trimave të tij që vinin nga beteja e Nishit për të mbërritur në Krujë dhe çliruar shqiptarët,u filmuan të rendnin pikërisht në rrugën plot pluhur të lagjes së tyre, e cila atëherë, duke mos pasur përreth shumë shtëpi siç ka tani, qe e gjerë sa i lejonte lirshëm të ngjiteshin në shpat drejt Kalasë.
Mitati kujton po ashtu edhe fatin e trishtë të shokut të tyre që i printe çdo mëngjes për të shkuar tek Porta e kështjellës, atje ku përditshëm xhirimi i një filmi nga shumë rusë dhe shqiptarë zhvillohej si një mrekulli.
Një ditë, ndërsa trupa e aktorëve dhe tërë masa e madhe e teknikëve artistikë qe në punë, krejt papritur trembëdhjetë vjeçarit Arjan Molishtit i ra të fikët.
Bashkëmoshatari që ato çaste ndodhej pranë tij, ai që luante si figurant njërin prej vëllezërve të Gjergj Kastriotit, Asllan Çeço, arriti ta presë në krahë dhe ta shpëtojë prej një përplasjeje të fortë të kokës mbi kalldrëmin e rrugës këmbësore.
Por gjithsesi nuk e mbante dot, të paktën për ta dërguar në spital.
Atëherë, sepse e kishte parë këtë skenë, një aktore ruse, e shëndoshë dhe bionde, u shkëput si skiftere nga kolegët e saj dhe, pasi e hodhi në krahë, me një forcë të çuditshme e çoi deri tek një çesmë. Atje ia lagu fytyrën me ujë që Molishti të mund të përmendej.
Pastaj sovjetikët e trupës së xhirimit sollën me të shpejtë një veturë “Pobjeda” dhe pasi e hipën atje, trembëdhjetëvjeçarin e nisën urgjentisht për në spital.
Këtu nuk mbërriti dot me jetë.
Zemra i pati pushuar prej një infrakti të rëndë, shpërthyer pikërisht kur i ra alivani në buzë të Portës së Kalasë.
I jati i tij quhej Gazmend dhe nga tre djem që kishte, Arjani qe i dyti i cili humbiste jetën. I pari pati vdekur prej shpërthimit të një bombe të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Vdekja e papritur e Arjan Molishtit i alarmoi nënat e të gjithë fëmijëve të lagjes “Murat Çelebi” që shkonin çdo ditë për të ndjekur skenat e xhirimit të filmit për Skënderbeun.
Donin me çdo kusht t’i ndalonin, por çfarë ndodhte tek Porta e Kalasë qe kthyer tashmë në më shumë se një magji.
Ato nuk kishin forcë t’i çlironin prej saj.

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com