Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

.JPG
Foto: .JPG
“RINGJALLJA E SEJKOVE”


Analizë nga Isa Feçi

Libri ka karakter historik dhe trajton tragjedinë e familjes Sejko.
E veçanta e këtij libri është trajtimi me mjeshtri i ngjarjeve nëpërmjet fakteve historike nga burime arkivore dhe dëshmitarë të shumtë, në hapësirën e dy gjeneratave.
Duke qenë njohës i mirë i fushës diplomatike autori analizon faktet në prizmin politik.
Nisur nga fakti i njohjes që kam pasur në Berat me pjesëtarët e kësaj familje dhe duke qenë se ky libër më ka lënë mbresa të veçanta, me lejen e autorit po paraqes një përmbledhje të shkurtër.
Në kaosin e krijuar gjatë prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, udhëheqja komuniste deshi t’i tregonte botës se ishte në gjendje të përballonte e vetme çdo agjenturë dhe çdo sulm nga jashtë dhe brenda vendit.
E rëndësishme ishte që të krijohej edhe një klimë terrori dhe frike në vend, kundrejt forcës së pathyeshme të partisë dhe vigjilencës së organeve të sigurimit të shtetit.
U mendua krijimi dhe zbulimi i një “komploti agjenturor” i organizuar nga SHBA-ja, Greqia dhe Jugosllavia.
Aktorët e këtij inskenimi të ndyrë vendosën të merreshin nga komuniteti i pambrojtur çam, i shpërndarë në mënyrë kaotike pothuajse në gjithë territorin e vendit.
Le të ishte kjo edhe një hakmarrje kundrejt disa eksponentëve çamë, të ngritur kundër partisë në Konferencën e Tiranës.
Kjo duhej situr mirë se do ishte e vështirë të besohej që pjesëtarë të këtij komuniteti të vrarë në mënyrën më shtazarake, të përndjekur, të grabitur dhe të dëbuar nga trojet e tyre do të bashkoheshin me persekutorët grekë kundër vendit të vet.
Prandaj duhej që koka e këtij komploti të ishte një figurë me merita dhe reputacion të lartë.
Autori jep prova dhe thënie të dëshmitarëve të ndryshëm se kjo detyrë fillmisht u tentua t’i besohej ish Kryetarit të Degës së Brendëshme të Shkodrës, gjeneral major Hilmi Seitit. Por kjo u kundërshtua kategorikisht prej tij.
Pak kohë pas këtij kundërshtimi gjeneral Seiti vdiq në mënyrë enigmatike pas një kafeje që piu me Rita Markon, në zyrën e sekretarit të parë të rrethit.
Disa dëshmitarë, shokë dhe ish kolegë të tij, këmbëngulin për asgjësim nëpërmjet helmimit.
HIlmiu u varros me nderime të mëdha nga ekzekutorët e vet.
Dështimi i mësipërm i detyroi krerët e partisë të ndryshonin taktikë.
Pasi caktuan aktorët e skenarit, u përpilua momenti i arrestimit, periudha e përpunimit, dhe koha e gjykimit. Mbi 75% e pjesëtarëve ishin me origjinë nga Çamëria, shumica pjesëmarrës në Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.
Arrestimet e të gjithë anëtarëve u kryen në të njëjtën kohë, megjithëse ishin në vende të ndryshme.
Teme Sejko u arrestua në zyrën e Beqir Ballukut ku ishte thirrur për punë. Fillimisht Temja kundërshtoi, me gjithë torturat çnjerëzore që u përdorën.
Krahas torturave, Temja u mbajt 5 ditë i mbyllur në një arkivol. Megjithatë u bind, pas një takimi me Mehmet Shehun me të cilin ka pasur lidhje miqësore, pasi të dy kishin luftuar në të njëjtën brigadë.
Nuk dihet nëse u bind për shkak të “kauzës atdhetare” që i kërkohej apo premtimeve për garancinë e familjes dhe të vetin, që pas gjyqit të dërgoheshin në një shtet tjetër. Kështu u veprua edhe me anëtarët e tjerë të grupit.
U deshën disa muaj që skenari të mësohej nga të gjithë antarët e tjerë të grupit, ku disa nuk i njihnin fare pjesëtarët e grupit “me të cilët kishin bashkëpunuar”. Sidoqoftë gjyqi ishte dramatik dhe qesharak, jo vetëm për shtetet që ishin akuzuar për spiunazh, por edhe për vendet e tjera.
Skenari i gjyqit përputhej plotësisht me diskutimin e Enver Hoxhës, që kishte mbajtur disa muaj para fillimit të gjyqit. Gjykatësit dhe prokurorët duhej të ishin të kujdesshëm dhe mos të gabonin, se ndryshe mund të përballeshin me pasojat.
Në përfundim 4 anëtarë të grupit “komplotist” u dënuan me vdekje., të tjerët me burgime të rënda.
Në libër jepen dëshmitë nga disa persona për kohën e ekzekutimit të Teme Sejkos.
Teme Sejko nuk u pushkatua, por u rrah dhe u torturua në mënyrën më kafshërore. Së fundi u mbyt me litar, i tërhequr nga 4 xhelatë me detyra të rëndësishme shtetërore. Edhe pas vdekjes ja çanë kokën me kazmë dhe e hodhën në një gropë.
Me gjithë kërkimet, eshtrat tij akoma nuk janë gjetur as sot.
Pas disa vitesh në të njejtën situatë “komplotiste”, u ndodhën edhe dy ish ministrat Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu, ndër motivuesit kryesor të këtij “komploti”. Oktopodi kishte filluar të hante këmbët e veta.
Më tej autori vazhdon me pjesën e dytë të tragjedisë. Dua të them pak fjalë nga kjo histori, jo më pak e dhimbshme se e para.
Pas 14 vitesh, nga shumë njerëz dukej sikur historia komplotiste e grupit të Teme Sejkos ishte harruar, por ajo vazhdonte të përjetohej me dhimbje nga familja e tij, e cila ishte sjellë në Berat.
Për të qenë pranë tyre, kishin ardhur ne Kuçovë, edhe prindërit e të shoqes së Teme Sejkos, Shpresës.
Shpresa me djalin e vogël Sokolin, punonin në kombinat. Të gjithë gëzonin respekt për Shpresën dhe djemtë. Të dashur, të respektuar, punëtorë kokulur, të sjellshëm dhe të kujdesshëm në shoqëri.
Sokoli ishte njohur edhe me një vajzë të re, e cila gjithashtu punonte në repartin e tjerrjes në kombinat. Një ditë asaj i ishte gjetur në xhep një shkrepëse., për të cilën e akuzuan se me të kishte ndezur një zjarr, nga i cili ishte djegur një dorë pambuk dhe nja dy dërrasa.
Ndjesë autorit nëse këtu bëj ndonjë koment personal, jashtë përshkrimit të tij në libër. Por unë nuk e kam besuar as këtë. Çdo amvise ose çdo duhanpirësi mund t’i ndodhet një shkrepëse ne xhep.
Mund edhe ta ndezi duke luajtur.
Por kjo nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri për tjerrjen, repartin me një numër shumë të madh punonjësish dhe pa grumbullime produkti të shkrifur.
Edhe ndonjëherë kur nga ndonjë shkëndijë elektrike në këtë repart është shkaktuar ndonjë zjarr nëpër shede, ai është fikur vet, pasi ka djegur gjithë pushitetin e padobishëm.
Por këtu puna ndryshonte se vajza ishte e dashura e djalit të Teme Sejkos.
U stis puna dhe u ndërtua skenari se vajza kishte marrë detyrë nga Sokoli që të digjte kombinatin. Ndërkohë sipas dëshmisë së dikujt Sokoli bashkë me dy shokë kishin vendosur të arratiseshin.
Nuk e di nëse kjo ishte pjesë e ndonjë kurthi apo ishte bërë bisedë e tyre me ndonjë provokator. Por në atë kohë dëshira për arratisje ishte ëndërr e shumë të rinjve.
U inskenua një gjyq i hapur në një ambient të kombinatit. Dy shokët e Sokolit pranuan “fajin” dhe kërkuan falje. Por Sokoli nuk mund të pranonte faj.
Ai tha se kam bërë gjithçka për të marrë hakun e babait.
U dha dënimi dy shokët me burgim, kurse Sokoli me pushkatim.
Edhe kur në fjalën e fundit, dy shokët kërkuan mëshirë, Sokoli trim dhe heroik që e dinte fundin tha “zbatoni vendimin, nuk kam nevojë për mëshirën tuaj”, dhe i prangosur doli nga nga salla me kokën lart.
Pushkatimi Sokolit ishte një goditje e rëndë për Shpresën. Ajo e bindur për pafajësinë e Sokolit kaloi në gjendje depresive. Një ditë u ngrit në mes të natës dhe pasi shpërndau trakte në shumë familje të Beratit, ku shpjegonte pafajësinë e Sokolit dhe kritikonte partinë e Enver Hoxhën, u kthye herët në shtëpi dhe i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.
Veprimi i Shpresës ishte një sfidë e hapur, kundër padrejtësive që shteti i diktaturës i kishte bërë familjes së saj dhe shumë familjeve të tjera.
Tani i vetmi person ku mund të hakmerreshin ishte Mondi. Por Mondi qe një djalë i zgjuar, i matur dhe i kujdesshëm që nuk mund të linte asnjë shkas. Por nuk kishte nevojë për fakte, ato mund të krijoheshin vet.
Me ligjin e “agjitacion propagandës”, mund të sajohej çdo gjë dhe mund të burgosej kushdo. Ai u arrestua ditën e vetëvrasjes së nënës dhe u dënua me 8 vjet burgim.
Pas daljes nga burgu ai së bashku me gjyshërit e pafajshëm u internuan në një fshat të Beratit, ku e priste një kalvar tjetër vuajtjesh.
Në prag të demokracisë Mondi u martua me një vajzë nga Kuçova. Lindi 3 fëmijë, 1 djalë dhe 2 vajza.
Me mirëkuptimin e gruas, ai i vuri djalit emrin Teme dhe vajzës së parë emrin Shpresa. Më pas i vjen në jetë vajza e dytë, të cilësi i vuri emrin e gjyshes, Didar.
Dëshirën e tij të fundit e plotësoi i biri, i cili i vuri djalit të tij të parë me emrin e dyfishtë Dorian dhe Sokol (Sokol Teme Sejko), duke realizuar sipas autorit të këtij libri “Ringjalljen e plotë të Sejkove”.

Shënim: U rekomandoj prindërve që këtë libër të mos lejojnë ta lexojnë fëmijët, për karakterin shtazarak dhe çnjerëzor të torturave të përdorura nga Sigurimi Shtetit.


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com