Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

TA SHPĖTOJMĖ BALLISTIN MORINA APO.... Tė shpėtojmė prej tij?
PROVOKUESIT SHQIPTARĖ TĖ HISTORISĖ KOMBĖTARE DHE KROATI MILAN SHUFLAJ
PARTIZAN-KOMUNIZMI I JAUP LILĖS: LUFTĖTAR DHE QYTETAR I PĖRRUNJUR I ATDHEUT
SKĖNDERBEU ME LIDHJE TĖ SHUMĖFISHTA ME SLLAVĖT
KUJTESA KOMBĖTARE NĖN AGRESION
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Sy me sy me Greqine

Botuar ne revisten “Shqip”, shtator


Jo vetëm gjatë Luftës së Ftohtë, por që prej mesit të shekullit të nentëmbëdhjetë, kur fqinjët tanë serbë dhe helenë krijuan shtetet e veta të pavarura, lufta për t’i përfituar trojet shqipfolëse ka qënë një ngulm i tyre që nuk ndalej dhe nuk përmbahej nga asnjë lloj arsyeje njerëzore. Shqiptarët për vetmbrojtje nga ky ngulm i paprinciptë u mobilizuan maksimalisht, duke bërë disa akte bese, disa Lidhje, më e madhja e të cilave ishte Lidhja e Prizrenit. Po ashtu shqiptarët në vetmbrojtjen e tyre stoike projektuan dhe hodhën në këtë luftë edhe vetë Rilindjen, e cila ishte një lëvizje e madhe për të ngritur shkollat në gjuhën e tyre, për të përhapur te etnia e drobitur nga robërimi osman diturinë e frymës perëndimore dhe kultivuar artin e lirë të saj. Po ashtu për t’i shpëtuar grabitjes së trojeve shqiptarët u armatosën dhe realizuan në pak vite një kryengritje të tërë. Në historinë e Ballkanit ka patjetër vlerë heroike edhe ngritja e shtetit grek si edhe e atij serb, por ngritja e shtetit të shqiptarëve, nëqoftëse duhet të jemi të drejtë me historinë, ka qënë një gjest disafish më sublim dhe më heroik. Arsyeja e kësaj vlere të veçantë nuk ka të bëjë me ndonjë specifikë veças të vyer të etnisë tonë. Doemos që nuk jemi më të mirë se popujt tanë fqinjë. Mbiheroikja tek shqiptarët që ngritën me vështirësi shtetin e tyre gjendej tek fakti që në rast se më parë serbët dhe grekët, kur formatuan shtetet e veta nuk kishin problem asgjësimin e vetvetes nga popuj të tjerë fqinj, këtë rrezik e patëm ne. Ndërsa tek dy fqinjët problem për lëvizjen e tyre nacionaliste ishin përmasat që do t’i realizonin shtetit të tyre të pavarur, në rastin shqiptar nuk bëhej fjalë fare për mbetjen e ndonjë thërrime hapësire, por për asimilim të plotë të tij. Sipas Beogradit dhe Athinës së asaj kohe Ballkani do të kishte gjithçka, përveç shqiptarëve.
Kjo trashëgimi e rendë e shekullit të nentëmbëdhjetë nuk bëri praptazi kur nisi shekulli pasasardhës, por u bë me agresive dhe në keqdashje më e organizuar. Në vitin 1912 mobilizimit kombëtar shqiptar për vetmbrojtje iu bashkuan, për fatin tonë, interesat gjeostrategjike italiane dhe ato austrohungareze. E paharrueshme mbetet edhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e presidentit Uillson.
Me një shtet të njohur ndërkombëtarisht, por brenda një territori sa vetëm gjysma e hapësirës shqipfolëse, edhe dekadat e mëpasshme të shekullit të shkuar u mbushën gjer në grykë me të njëjtën agresivitet antishqiptar. Me fitoren e demokracisë në Greqi në vitin 1968 dhe me rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit në ish-Jugosllavi në vitin 2001 disa gjëra në raportet e shqiptarëve me dy fqinjët tanë ndryshuan në kahjen pozitive. Historia e marrëdhënieve me grekët dhe më vonë edhe me sllavët e jugut është shumë e hershme, veç një histori interesante e tyre nis kur u hoqën qafe diktaturat.
Ky kapitull i ri ndërshtetëror tani ka nevojë të gjykohet më gjakftohtësisht dhe me më shumë largpamje. Në rivlerësimin e tij mund të përdorësh kriteret e të shkuarës, siç edhe ato të së sotmes. Mund të përdoren njëlloj edhe kriteret e të ardhmes. Kujt i pëlqen ndryshe mund të zgjedhë një kombinim të të këtyre tre parimeve. Rendësi ka që të jemi sa më shumë të ndërgjegjshëm se në marrëdhëniet historikisht problematike të shqiptarëve me serbët dhe grekët realisht ekziston një kohë të re. Drama do të përsëritej në rast se në Beograd, Athinë apo Tiranë nuk e kanë të plotë e të qendrueshme vetëdijën për këtë gjë, pra që koha punon për një ndryshim pozitiv.
Duke qënë se për mjaft dekada e deri shekuj disa koka ballkanike të stilit të vjetër kanë punuar në të kundërt të prirjes së kohës, problemi se sa janë këta të fundit në gadishullin tonë dhe sa ata që shohin dhe ecin përpara nuk është thjesht një kuriozitet. Ajo është një kromozomë. Prej saj varet krejtësisht e nesërmja e jetës sonë.
Për të krijuar qoftë edhe një ide se sa e ndërlikuar është puna e përmasës së kësaj kromozome të re ballkanike që do të na e bëjë të ardhmen ose të gëzuar ose të mbushur plot me helm, le t’i bëjmë njëri-tjetrit një pyetje: pas vitit dymijë tensionet e herë pas hershme mes opinionit grek dhe atij shqiptar kanë qënë më të vogla apo më të mëdha se mes shqiptarëve të shtetit amë dhe opinionit serb? E njëjta pyetje mund të bëhet edhe për marrëdhëniet ndërmediatike, ato mes partive politike apo qeverive e kështu me rradhë. A nuk ju duket përshembëll se të paktën pas vitit dymijë më të fërkuara e të lenduara duken raportet tona me fqinjën e jugut se me atë të veriut? Normalitet është ky apo thjesht një çnormalizim kalimtar?

ooooooooooo

Në parim Shqipëria ka bërë kujdes që në Athinë apo në Beograd të dërgojë emisarë të saj tolerantë e të çliruar nga patetizmi i nacionalizmit të ashpër. Kjo veti ka qënë zbatuar jo vetëm pas rënies së diktaturës, por edhe kur Tiranën e qeveriste grupi radikal i bashkëpunëtorëve të Enver Hoxhës. Studjuesit apo profesorët, kengëtarët, aktorët apo sportistët, shkrimtarët me botimet e tyre apo ambasadorët nuk mbahen mend të kenë udhëtuar apo qendruar në kryeqytetet respektive me misionin apo prapamendimin për të trazuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Pas hapjes së shoqërisë shqiptare, ndoshta edhe për arsyen se në Greqi ndodhej edhe komuniteti më i madh i emigrantëve tanë, edhe dërgatat diplomatike të Tiranës e veçanërisht ambasadorët e konsujt e përgjithshëm kanë qënë edhe ndër më të aftët. Duke qënë më konstruktivët ata kanë qënë njëkohësisht edhe ndër më të diturit në profesionin e tyre.
E megjithatë tensionet mes dy vendeve, edhe pse më të vogla e më jetëshkurtëra se më parë, vijojnë. Elita shqiptare, media e saj dhe opinionbërësit, përfshi edhe padyshim edhe shtetarët apo nëpunësit e administratës, kanë patur më shumë punë e mund rindërtimin e raporteve mes shqiptarëve dhe grekëve se sa mes nesh dhe serbëve. Duhej të ngjante e kundërta. Kjo jo vetëm për arsyen e thjeshtë se mes dy popujve tanë sa janë mbi këtë faqe të botës nuk ka ndodhur asnjë luftë konkrete, por edhe sepse Greqia është prej kohësh një vend i Bashkimit Evropian, madje i vetmi deri tani me këtë status në gadishullin ballkanik. Një dekret arkaik për “gjendje lufte” mes dy vendesh, të sfiduar realisht edhe nga vetë Athina zyrtare, duket komike përse akoma nuk ka të bashkëngjitur një fletë tjetër letre, ku parlamenti helen ta shbëjë si anomali të së shkuarës.
Po ashtu duke patur parasysh se në vendin fqinj gjysëm milioni prej banuesve të saj janë emigrantë të diasporës së re shqiptare dhe se në Shqipëri funksionojnë shumë bisnese helene, punët e mbrodhësimit të marrëdhënieve mes dy popujve duhej të shkonin akoma shumë më mbarë. Kur theksojmë këtë mundësi përmirësimi nuk e kemi fjalën se ato aktualisht janë të rënuara. Raportet mes dy vendeve janë të fuqishme dhe të dy qeveritë përkatëse përkujdesen në qendrueshmërinë e tyre. Atëhere, kur Tirana dhe Athina nuk kanë asnjë interes për rënimin e marrëdhënieve reciproke, cili agjent është trazues i palodhur i tyre?
Mendojmë se më tepër nga disa priftërinj të veçuar të Kishës Greke ashtu edhe disa nëpunës që ndonjëherë nuk e dallojnë dot mirë kufirin mes dy vendeve, destabilizuesi kryesor mbetet e kaluara, kujtesa dhe dora e gjatë e saj. Dihet që në Ballkan është prodhuar histori më shumë se në çdo pjesë tjetër të eurokontinentit. Për këtë pasojë të drejtpërdrejtë edhe sot përmasa e kësaj historie lenduese e të vdekurve mbi të gjallët është akoma tejet e madhe. Historia e kaluar në mënyrë simbolike mund të konsiderohet në gadishull si diktatori më i fundit i Ballkanit. Në rast se do të duam të jemi të efektshëm në forcimin akoma më të madh të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës puna e parë që duhet të bëjmë është reduktimi i peshës së rëndë të historisë së mëparshme, asaj të para demokracisë.
Sepse nuk mund të gjykohet e tashmja, edhe kur ka fërkimet apo mospëlqimet e saj të zakonshme, me logjikën e historisë së shkuar. Nuk u ka ngjarë në shumë raste vetëm grekëve, por më së fundi edhe shqiptarëve. Në një polemikë të madhe për çështjen e nxjerrjes së disa eshtrave në Kosinë të Përmetit ushtari grek i fillimit të viteve dyzetë, i cili luftoi për t’u mbrojtur nga sulmi fashist italian, gati u barazua me andartin grek të fillim shekullit apo të periudhës së Luftës së Parë Botërore.
Ja përse na duhet të pranojmë se ekziston një shpërpjestim akoma problematik në përvetësimin e historisë mes dy popujve tanë dhe të nxjerrjes së mësimeve pragmatiste prej saj. Njohim shumë pak, fare pak, historinë moderne të njëri-tjetrit. Porse pikërisht kjo histori, sidomos e mëkembur pas vitit 1990, përmban brenda saj, ndryshe nga pjesa e mëparshme e historisë, edhe kurën për shendoshjen e këtyre raporteve.

oooooooooooooo

Ilirjan Zhupa, një nga poetët zëndjerë të viteve tetëdhjetë, veprimtar ndër të parët i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri që në fillim të viteve nëntëdhjetë, për dy mandate ka qënë Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë dhe në Selanik. Një konsultim me të të çon në disa të vërteta, të cilat përbëjnë lendën e pjesës së dytë të këtij shkrimi.
Kur në fund të 1998 nisi punën diplomatike në qytetin e Janinës ai mund të bënte edhe njeriun e mbyllur, atë model të vjetër që akoma disa manuale përvoje të tejshkuara ta shkundin para syve si vetë sekretin e profesionit. Në hartën e gjërë të Shërbimit të Jashtëm Shqiptar ndokuj Janina mund t’i duket një qytet i vogël kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, një stacion autobuzash për të zgjedhur rrugën drejt Athinës apo Selanikut. Në të vërtetë ky qytet është një nyje nevralgjike në kapërxyell të dy shteteve tona. Në rast se ka humor të mirë mes dy vendeve më shumë se Athina në këtë gjendje të mirë shpirtërore ndikon Janina. Aty nuk kalon korridori më i madh jugor i shkembimit tonë tregëtar, pra i mallrave, por edhe ai i lëvizjes së njerëzve. Në rast se rrjedh lirisht e natyrshëm karvani i njerëzve që hyjnë legalisht në Greqi në qeveritë reciproke çelen mundësi më të mëdha bashkëpunimi, në ndodhtë që rrjedha e hyrjeve klandestine dhe ilegale vijon e përditshme dhe numerikisht e madhe sigurisht atmosfera e komunikimit mes Athinës dhe Tiranës do të ketë frymëmarrje më të ngadaltë.
Nga Janina kaloi, ardhur nga vise të buzëkufirit tonë, ajo bandë e armatosur me vorioepirotë radikalë që sulmoi me armë në mes të viteve nentëdhjetë një repart ushtarak shqiptar në Peshkëpi. Gjesti kriminal provokoi vështirësim të madh të raporteve mes dy qeverive, siç humorprishës ishte edhe historia e një prifti grek me qendrime radikale që trazoi me sjelljen e tij stabilitetin shpirtëror e fetar të popullsisë sonë në jug dhe Tirana u shtrengua ta dëbojë. Ilirjan Zhupa tregon se para hapjes së pikës kufitare të Tre Urave u gjend mes një ngjarjeje mjaft domethënëse. Ishte çasti kur Greqia kishte bërë pjesën e vet të infrastrukturës dhe pritej të mbyllej edhe detyrimi i pjesës shqiptare, sepse në anët tona rruga e re ishte shtruar vetëm gjer në Çarshovë. Pala greke e ftoi Konsullin e Përgjithshëm shqiptar në një takim më shumë koordinues se protokollar dhe mes autoriteve greke të pranishme ishte edhe Patriarku i Konicës, Andreas. Ai njihet si pasardhësi më i denjë i peshkopit Sebastianos, klerik ortodoks shumë agresiv kundër Shqipërisë. Sigurisht nuk e kishte karizmën e të parit, por gjuhën e lëshonte plot zeher. Në momentin kur rregulli ceremonial ia jepte atij rradhën për të folur ky pak a shumë shqiptoi këtë opinion të tij: “Ja të hapim edhe këtë portë, sepse atje është gjaku, janë njerëzit tanë dhe Vorio Epiri sa të jetë jeta do të jetë yni. Nëse nuk e marrim dot ndryshe edhe me armë do ta marrim”.
Në këto momente kur detyrimisht përfaqësuesi diplomatik shqiptar do të kërkonte rastin t’i jepte përgjigjen e duhur, ndërhyri deputeti i qytetit të Janinës, Karolos Papulias, aktualisht president i Republikës së Greqisë. Ai i tha prerë Patriarkut Andreas “Këtu jemi mbledhur të bëjmë një festë, sepse duam të hapim një portë dhe kur hapim portat i hapim me miqësi, me zemër, nuk i hapim me armë. Nëqoftëse të pëlqen kaq shumë arma shko diku tjetër dhe na ler të bëjmë festën!”
Vështirë të ishte më e ashpër se kaq përgjigja e Konsullit të Përgjithshëm shqiptar.
Në Janinë dhe në hapësirën e gjërë rreth saj historikisht si në asnjë pjesë tjetër të territorit të shtetit fqinj shqiptarët dhe grekët janë futur në gjirin e njëri-tjetrit duke krijuar pothuaj një popull dykombësh. Ilirjan Zhupa dëshmon se kjo mpleksje shqiptaro-greke është kaq e fortë sa me dhjetra herë i ka ndodhur i njëjti episod. Ulur në një tavolinë në zyrë, në një bar a tavernë apo në një shtëpi vendase, duke kujtuar se vetë ishte një shqiptar njëzetë e katër karatësh dhe tjetri po ashtu njëzetë karatësh si grek, pas një apo dy ore shkembim mendimesh apo pas gotës së tretë e të katërt me raki, pije që edhe helenët e pëlqejnë shumë, bashkëfolësi nis dhe i thotë fjalës “bukë“ dhe jo “psomi”. Kur e pyet nga e di fjalën shqipe ai ngazëllueshëm kujton se ashtu, “bukë“, i thoshte edhe gjyshja e tij. Këta grekë që në thelb kanë edhe origjinë shqiptare nuk janë arvanitas, pra pjesë e asaj bashkësie albanofone që u vendos në trojet helene në shekujt katërmbëdhjetë apo në njëqindvjeçarin e mëpasshëm. Në Janinë e në rrethinat e saj më dukshëm dhe jo pak edhe përgjatë të gjithë kufirit me Ersekën, Korçën, Kosturin e Konicën popullsia ka një vazhdimësi të gjallë bashkëjetese shqiptaro-greke. Këtë vitalitet të saj dykombësh e ushqen përveç Shqipërisë edhe zona e banuar prej bashkëkombasve tanë çamë. Parë kështu në Greqi në mënyrë simbolike ka tre diaspora: është ajo arvanitase, ajo shqiptaro-greke e zonës së Janinës si edhe diaspora e re e pasvitit 1990. Ja përse një diplomat shqiptar në Janinë apo edhe çdo veprimtar tjetër i miqësisë mes dy popujve në këtë zonë ka më shumë se në çdo hapësire tjetër të shtetit grek terren inkurajues për t’ja lënë të kaluarën e vjetër të marrëdhënieve tona historisë dhe të ndërtojë e spikatë këtë histori të re. Po t’i qendrojmë kësaj strategjie ne në Tiranë mund të kujtohemi më shumë se ka patur një kohë që jo vetëm grekë e shqiptarë bënë revolucionin e ngritën shtetin e pavarur grek, por edhe parlamenti helen ishte dygjuhësh. Kurse në Athinë këtë fakt nuk duhet më ta anashkalojnë apo edhe kur ta bëlbëzojnë ta ngarkojnë vetëm me mesazhin se njëri vëlla është i madh dhe tjetri, shqiptari, është ai më i vogli.
Arti i rindërtimit dhe i forcimit të pandalur të miqësisë mes grekëve dhe shqiptarëve nis edhe nga dëshira e sinqertë për t’i paraqitur njëri-tjetrit gjestet e bukura të ndihmës reciproke dhe nuk është përrulje, por kulturë fisnike të bësh të ditur se qyteti i Janinës dhe gjithë fshatrat përreth kanë përfituar mbrodhësi nga flukset e mëdha të qarkullimit të shqiptarëve. Emigracioni aktiv shqiptar ka ndikuar fort në gjallërimin dhe rritjen e standarteve ekonomike të grekëve. Në Janinë të gjitha dyqanet e vjetra u ribënë, shitja e mallrave kërceu në mënyrë spektakolare sepse për të blerë, qoftë edhe një televizor, vinin aty gjer edhe gjirokastritë. Nga vetë janinotët pranohet se falë duarve të shqiptarëve qyteti i tyre u bë krejtësisht i ri. Madje Ilirjan Zhupa tregon se i ka shkaktuar humor artikulli i një gazete lokale konservatore, në të cilën një grek nga një fshat në zonën e Konicës ankohej se shqiptarët vërtet ia kishin bërë shtëpinë të re shumë të bukur, por ndërkohë ja kishin hedhur. “Të hedhur” vendasi quante faktin se sipas tij shqiptarët shtëpinë ia kishin bërë sipas arkitekturës së vendit të tyre dhe jo asaj greke.
Nga ana jonë ne shqiptarët duhet të manifestojmë mirënjohje që në qendrën e madhe universitare spitalore “Duruthi” të Janinës apo në spitalin “Haxhi Kosta”, duke filluar veçanërisht nga viti 1997 e deri në kapërxyell të dymijëshit janë kuruar e kanë shpëtuar nga vdekja me qindra bashkëkombas. Jo vetëm në vitin gjëmëmadh 97, por edhe më 1998 shumë nga pavionet e të dy spitaleve ishin të mbushur me shqiptarë, shumica të dëmtuar nga armë zjarri. Në këtë aksion të madh nuk kishte vetëm gadishmëri maksimale të konsullatës, por edhe të mjekëve të spitaleve të Janinës dhe të policisë greke. Kishte shumë raste që të sëmurët futeshin pa vizë, vetëm me një copë letër nga autoritetet lokale. Mes shumëve, tregon Konsulli i Përgjithshëm i kësaj kohe, ka shquar me humanizmin e tij mjeku ortopedik Sakakos. Janë mbajtur në jetë bashkëkombas që u ishte shkatërruar gjysma e barkut apo edhe masakruar gjysma e kokës.
Ne shqiptarët nuk bëjmë keq të dimë se gjak për të shtruarit urgjent që do të operoheshin jepnin edhe banorë e miq grekë. Madje Ilirjan Zhupa dëshmon se për këtë ndihmonte shumë edhe ish-kryetari i bashkisë së Janinës, Filipas Filios. Madje kur kjo punë bëhej akoma më vështirë, në rastet kur dukej pa rrugëdalje, telefononte zotin Karolos Papulias, i cili menjëherë, edhe në Athinë të ishte, zgjidhte problemin që ishte krijuar në shpëtim të jetës së shqiptarëve.
Pandelis Savidhis është një nga gazetarët më të dëgjuar grekë. Ai përveç se përgjegjës për sektorin e Ballkanit në agjensinë e lajmeve Maqedonia është me të njëjtin status edhe në ERT3, kanalin e tretë televiziv publik grek. Mik i qendrueshëm i shqiptarëve a nuk duket simbolike që është edhe një ndër analistët më të mirë për të ardhmen e Ballkanit?


Ylli Polovina



Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com