Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Kopertina e botimit te dyte te librit.
Foto: Kopertina e botimit te dyte te librit.
Nano dhe Berisha

Libri u botua nga Progres me 1996. Pati edhe nje botim te dyte nje vit me pas.

Fragmente


Një letër e Rexhina Nanos

I dashur Fatos,
Me sa duket kjo letër është e fundit me anë të së cilës të përshendes nga shtëpia në qelinë 47 të burgut të Berishës, pasi ka të ngjarë të të largojnë nga ajo qeli, që për një vit u bë shtëpia jote. Me siguri që do të ndjesh edhe keqardhje, kur të ndahesh prej saj. Ndërkaq, paskëtaj, edhe mua do të më mungojë qelia me numurin 47!...
Pushteti është i vendosur të të shndërrojë në një statujë, por ai harron se ne i kemi lënë pas ato kohëra dhe nuk i pranojmë as mitet dhe as kultet. Ne jemi njerës prej mishi e kocke si gjithë të tjerët. Kemi jetën tonë si ata, të cilën nuk do ta lejojmë të na e cënojë askush. As Sali Berisha. Prandaj do të vazhdojmë luftën për ta jetuar jetën me dinjitet dhe ndershmëri, jo si zvarranikë. Thinjat dhe rrudhat që na janë shtuar për një vit, nuk janë tonat. Ato i përkasin pushtetit të dhunës dhe frikës, i cili ndjen agoninë e vet. Tonat janë zemrat dhe shpirtërat e pastër pa njolla, si edhe fëmijët, që nuk do të jenë ndryshe nga ne.
Pushteti është i vendosur të vazhdojë luftën për të na çnjerëzuar, ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë atë të shohë fytyrën e vet, ku dhuna dhe krimi gjenden të skalitur.
Pushteti ka frikë nga e vërteta. Sidiqoftë, në gjithçka kemi humbur, por gjithçka kemi fituar.
Të përshendes e të përqafoj fort.

Xhina
28.07.1994

.......................

Prokurori Demiri

(21 korrik 1995, nga kronika gjyqësore)

Pasi ka prezantuar vetveten trupi gjykues ka lexuar vendimin e gjykatës së Tepelenës dhe ankimin e zotit Nano përmes avokatëve të tij. Ata kërkuan nga gjykata riklasifikimin e veprës penale, përcaktimin e dënimeve të reja në raportet e dhëna nga tre gjykatat shqiptare, në bazë të të cilave Fatos Nano duhet të lirohet.
Prokurori Skender Demiri, mbrojtës i akuzës, mbështeti avokatët dhe kërkesën e zotit Nano dhe kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së Tepelenës si i padrejtë. Ai tha se në bazë të raporteve të përcaktuara nga tre gjykatat zoti Nano duhet të dënohet me shtatë vjet e gjashtë muaj. Meqë ai ka vuajtur dhe përfituar nga amnistitë e faljes 7 vjet e 11 muaj e 12 ditë, ai duhet të lirohet.
Gjykatësi Fatos Qato doli nga salla duke thënë se vendimin do ta jepte pas dhjetë minutash.
Në fakt ai u dha pas 6 orësh.
Një orë para se të jepej vendimi rrugët e unazës së kryeqytetit janë bllokuar nga shumë policë. Edhe Gjykata e Apelit u rrethua nga njerës me uniformë dhe civilë të shumtë.
Në emër të trupit gjykues, rreth orës 16.15, Fatos Qato komunikoi vendimin e qendrimit në burg të zotit Fatos Nano.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com