Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

LEGATA SHQIPTARE NĖ BEOGRAD, AMBASADA KINEZE DHE AJO AMERIKANE
MOSKĖ PERIFERI, 1956, BAZA E FSHEHTĖ “FAKULTETI SPECIAL D”
SKĖNDERBEUT IU SHFARROS VARRI
TAHMAZ BEQARI, KUNDĖRZBULUESI DIPLOMAT NĖ BEOGRADIN E TITOS
LEZHIANĖT PĖR TĖ MOS IA DORĖZUAR TURQVE QYTETIN E TYRE, E DOGJĖN. PO ESHTRAT E SKĖNDERBEUT?
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Per te shkruar kete liber kalova nje vere te tere ne aerodromin ushtarak te Kuçoves, atehere Qyteti Stalin.
Foto: Per te shkruar kete liber kalova nje vere te tere ne aerodromin ushtarak te Kuçoves, atehere Qyteti Stalin.
Natalja

(Libri u botua nga Uegen në vitin 1997. Në kopertinë thuhet “Tetor1960-maj 1961. Partitë Komuniste të botës tronditen nga përçarja. Në një shkollë ndërkombëtare aviacioni në Bashkimin Sovjetik, biri i një ambasadori shqiptar dashuron rusen e bukur Natalja”).

Natalja

Kastrioti u nis në teatrin “Gorki”, ku i kishin premtuar dy tulipanë. Pranë godinës kishte njerëz dhe atij iu desh për një kohë të kërkonte plakën nga Soçi. Atë e gjeti më në fund në një qoshkë të trotuarit. Ajo sa e pa qeshi me gëzim dhe tundi kokën si vajzë e vogël.
-Të prisja, bir. Vetëm dy tulipanët e ty më kanë mbetur. Të tjerat i shita. Me sa duket njerëzit do të kenë rënë keq në dashuri sot se m’i përlanë dhe më vajti pazari mbarë.
Tulipanët në shportën e saj ishin me të vërtetë shumë të bukur.
-Sa?-pyeti Kastrioti.
-Sot unë i shita dy rubla njërin, por ti merri të dyja tre rubla.
Kastrioti pagoi dhe mori dy tulipanët e mbështjellë me kujdes me letër të tejdukshme. Sakaq vrapoi drejt stacionit të tramvajit. Ai të çonte drejt periferisë së qytetit, atje ku në një shtëpizë të bukur e të thjeshtë prej druri rrinte Natalja e tij.
Në tramvaj bëhej një zhaurimë e lehtë, si në një botë tjetër. Kastrioti e kapi befas veten duke ëndërruar dhe buzëqeshi.Ndjeu se ca sy po e shihnin dhe u skuq lehtë. Dashuria ishte një ndjenjë e kapshme lehtë nga kureshtarët.
Më në fund tramvaji kishte dalë në periferi dhe me të qëndruar një çast, Kastrioti kërceu përtokë. I duhej të ecte vetëm dhjetë minuta në këmbë që të arrinte tek shtëpia e Nataljes dhe nxitoi.
Njerëzit ishin të rrallë dhe atij i dukeshin të largët, si prapa një mjegulle të ftohtë.
Me Nataljen ai ishte takuar në një nga kodrat e qytetit. Kishte ndodhur siç ngjan shpesh, kur dashuritë marrin flakë nga ndonjë takim a ndodhi e rastit. Ajo ishte me disa shoqe e shokë të saj të fakultetit të shkencave politike dhe shëtisnin në një nga orët e pushimit. Ajo vetë vazhdonte për letërsi dhe biseda që ishte hapur kishte qënë për luftën e klasave në socializëm. Polemizonte një djalë i gjatë i vitit të tretë të fakultetit me dy shokë të tij. Vajzat e ndiqnin me indiferencë debatin dhe preferonin të kendonin “Podmaskovskije veçjera”.
Vetë Natalja përkëdhelte me pëllëmbët e duarve degët e avrura e të gjelbëra të shelgjeve lotues. Kastriotin me dy shqiptarë të tjerë e kishin ndeshur përballë dhe me uniformat e tyre të bukura të aviacionit ata kishin tërhequr kërshërinë e vajzave.
Djemtë që po polemizonin, kishin heshtur për një çast, por më pas u mpleksën sërish në diskutimin e tyre. Ndërkohë grumbulli i vajzave ruse me atë të shqiptarëve për një çast u gjendën pranë njëri-tjetrit. Ai edhe sot e kësaj dite nuk e mbante mend se si e përse kishte nisur biseda e atij takimi. Kastrioti kishte vënë re e mbante të pashlyeshme vetëm atë ç’ka shfaqej në sytë e saj: ujvarat e bukura të degëve të shelgjeve lotuesë.
Pikërisht këtë çast të dy grumbujt e të rinjve i kapi edhe ai i debatuesve të luftës së klasave. Pas kësaj gjithçka u bë rutinë. Studenti i gjatë rus tashmë i ishte drejtuar Kastriotit dhe po i thosh se lufta e klasave në një socializëm të zhvilluar shndërrohet në një faktor të dorës së dytë dhe se atë aktualisht në Bashkimin Sovjetik e shihnin si një proçes që po shkonte drejt shuarjes. Shqiptari kundërshtoi e kembënguli se lufta e klasave mbetet edhe në periudhën e ndërtimit socializmit. Madje si faktor kyç dhe se as që mund të flitej për një shuarje të saj.
Kaq mjaftoi për të ndezur e nervozuar debatin. Vetëm kur dalluan indiferencën e vajzave ata ranë në kompromis, Rusi i gjatë tha se, në fund të fundit, Shqipëria ndryshonte shumë nga Bashkimi Sovjetik. Atje sa kishte filluar ndërtimi i socializmit, kurse tek ata socializmi ishte ndërtuar dhe me kohë kish filluar ndërtimi i shoqërisë komuniste.
Ishte rradha e vajzave tani të ndërhynin gati në një gojë, duke folur për kohën e bukur, për lulet, për kengët.
Kastrioti riktheu vështrimin tek vajza me sytë plot ujvara shelgjesh.
Ajo dukej ende e zhytur në kozmosin e saj......

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com