Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

\
Foto: \
Të jesh apo të mos jesh Parti Socialiste

(Libri u botua nga Uegen më 1997. Fragmenti i mëposhtëm është marë nga rrëfimi i Erjon Braçes, kapitulli “Shtëpia e rojes në oborrin e vilës).


Tek Ajo

Para zgjedhjeve kam bërë një bisedë me Rexhinën. Do të bënim bashkë një intervistë apo cikël, ku të jepeshin pozicionet e Fatos Nanos nëpërmjet letrave që ai kishte shkruar për kryesinë e të tjerët.
Kam dëgjuar disa prej tyre. Mua nuk më kanë pëlqyer. Ishin nja dy letra mbi qendrimin që do të mbante Partia Socialiste në dy interpelanca për manovrat e përbashkëta shqiptaro-amerikane dhe për ngjarjen e Peshkëpisë. Ajo, midis tyre, më tha: “Urdhëro çfarë thuhet për gazetën që t’ju mbushet mendja se nuk e ka dhënë ai urdhërin për shkarkimin e Thomait”. Dhe natyrisht unë iu përgjigja se “s’ka problem”. “Jo” ma ktheu –se edhe ju jeni të shqetësuar, I kini varur turinjtë“.
Letra fliste për përmbajtjen e gazetës. Ajo që lexoi Rexhina nuk shkruante për heqjen e Thomait, por nuk e di në ishte pikërisht letra që kishte shkaktuar mbledhjen e silurimit të tij.
Mbase ekzistonte edhe një letër tjetër.
Në të vërtetë me Xhinën kam patur një marëdhënie shumë të ngushtë. Dua të theksoj: para zgjedhjeve. E kam marrë në telefon që nga Berati për një shkrim të Edi Ramës. Fliste edhe për Fatosin dhe ai shkrim ishte një mrekulli.
Kishim lënë një intervistë. Përse? Kishte një reaksion në publik, sepse përflitej që ajo do të hidhte kandidaturën për deputete. Pyetjet e mia konsistonin qoftë në vizionin e saj për politikën, qoftë në dëshirën e saj për të hyrë në të, por edhe si grua politikane: çfarë modeli kërkonte të sillte në Shqipëri. Një nga pyetjet ishte: “Ju hyni në politikë si gruaja e Fatos Nanos apo si Rexhina Nano?”
Sinqerisht ishin pyetje provokative. Ato qenë ndërtuar mbi bazën e opinioneve në rrugë. Sepse në rrugë ishin opinionet. Kishte reaksion të madh.
Unë gëzohem kur vjen një femër në politikë. Nuk mendoja si disa, e ndoshta ishin shumë, që shpreheshin: “E mo, këta?! Burrë dhe grua në politikë?!”
Bota ka shumë shembuj. Ja, rasti i Papandreut me Dimitrën!
Unë e preferoja futjen e Rexhinës në politikë. Më pëlqente të merren ato me këtë “zanat burrash”. Kam adhurim për Hilari Klinton. Në zyrën time të redakorit ka foto të grave politikane. Atje edhe Theçeri është, edhe Ema Bonino, komisarja e BE-së.
Mendoja, sinqerisht e them edhe këtë, se, pavarësisht që Rexhina ishte gruaja e Fatos Nanos, futja e saj në politikë nuk do të sillte përveç një pamje interesante të gjërave. Sepse gruaja në politikë do të thotë të futet më shumë tolerancë në të. Aq më tepër që politikës shqiptare Berisha i afronte arrogancë. Por edhe disa socialistë ndiheshin brutalë, preferonin politikën me përplasje grushtash mbi tavolinën e parlamentit.
Por Rexhina e shtyu intervistën, tha se ishte mirë ta bënin më vonë.
Ndjeva se diçka u thye brenda meje. Sepse ma kishin kërkuar vetë dhe unë qeshë përgatitur me shumë dëshirë. Doja edhe unë të bëja një sfidë në shtyp për botën mashkullore të politikës.
Sikur u theva. Dhe po i shpjegoj motivet përse. Megjithatë u ktheva në Berat për të vazhduar fushatën elektorale dhe ngjarjet rrodhën në hullinë e tyre plot të papritura. Jemi takuar bashkë me të pas 26 majit. Ishte momenti kur njerëzit po delnin nga Partia Socialiste dhe po shkonin drejt sheshit. Më mori në makinë dhe më solli deri në redaksi. Në të vërtetë më dhimbte mezi ende nga rrahja që më ishte bërë në Berat.
Më pyeti si isha me shëndet dhe pastaj shtoi: “Ç’po bëjnë ata?” I thashë: “Po dalin”. “Po dalin?!” m’u përgjegj si e habitur. “Policia është aty afër, por ata po i kërkojnë ndihmë trupit diplomatik dhe gazetarëve që t’i lejojnë të dalin nga selia”.
Nuk reagoi fare. Te redaksia e “ZP” u ndamë.



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com