Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

ĒFARĖ FSHIHET PAS MUNGESĖS SĖ FOTOS PĖR NGRITJEN E FLAMURIT NĖ 28 NĖNTOR 1912?
AMERIKĖ, PSE TĖ DUAN KAQ SHUMĖ SHQIPTARĖT
FLAMURI QĖ U NGRIT NĖ VLORĖ DHE KASTRIOTI I PESTĖ, ALEANDRO
22 NĖNTOR 1944, QYTETI I TIVARIT: ARRATISJA E BALLIT KOMBĖTAR NĖPĖR NJĖ DET TĖ MINUAR
PASARDHĖSIT NĖ ITALI TĖ SKĖNDERBEUT NĖ KRYE TĖ MBROJTJES SĖ PAVARĖSISĖ SĖ PORSASHPALLUR
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Krimi: media informon, por edhe kuron




Sot,5 korrik 2003

Tashmë sikur të ndodhë që vetëm disa orë para botimit të hartosh e dërgosh një shkrim në gazetë me citimin e rastit të fundit nga kronika e krimit, do të të ndodhë me siguri që një ngjarje tjetër e re ka ngjarë e hyrë galiç n{ të. E cituara brenda pak orësh është bërë e vjetër. Ajo e ndodhur më Arbanë 11 korrik (zhvarrimi i një foshnjeje) u pasua në të dy ditët e mëpasme nga vrasja e një çifti për një vijë uji dhe e një burri nga djali i një të veje. Plumba kallashnikovi në rastin e parë, shtatë goditje me thikë në të dytin. Sigurisht më haluçinanti si krim ngjau në Arbanë të Tiranës dhe me të u muarr media duke filluar nga 12 korriku, e shtunë: një burrë 43 vjeçar në këtë fshat, vendbanim që nga historianët përdoret si një nga provat e pakundërshtueshme të Arbërisë së mëparshme, pra të para Shqipërisë, pasi e zhvarrosi një foshnjë dymuajshme me arkivolin e saj nëpër natë u nis ta vendoste tek pragu i shtëpisë së të jatit. Ky, i afërm i tij, kur hapi derën në mëngjez pa arkivolin e vajzës së vet, të varrosur vetëm katër ditë më parë. \"Nuk e kam nxjerrë unë, e kanë nxjerrë qentë. Nuk dija ku ta çoja dhe ia ktheva në derë familjes\" shpjegoi haluçinanti, \"duhet ta ketë bërë nga inati, pasi babai i vajzës i kishte premtuar 100 mijë lekë të vjetra për tokën e varrit\" bëri koment një arbanas. \"Eshtë i çmendur\" tha një tjetër banor i fshatit, \"e ka një dërrasë mangut\" saktësoi një i tretë.
Patjetër që zhvarrosësi është një i dizekulibruar mendërisht. Këtë mund ta kuptojë edhe njeriu më i painformuar në fushën e psikopatisë. Çështja e tij i takon mjekëve dhe përvojës së sigurtë të këtyre që t\'i gjejnë pacientit të ri një zgjidhje kuruese, po ashtu edhe furgonit me policë që ka shkuar detyrimisht në vendngjarje. Me kaq kjo ngjarje lebetitëse, e cila i takon jetës së anormalëve, të sëmurëve psiqikë, mbyllej. Kufizohej dhe ndryhej mes një grupi kuruesish të ligjit dhe të trupit. Por siç dihet nuk ndodhi aspak kështu, ajo mbartëte brenda vetes të mirën dhe të keqen e të qënurit LAJM. Për mediatikbërësit në të gjithë botën ka në themel një rregull të stërlashtë të profesionit të tyre: në rast se një qen kafshon një njeri nuk përbën asnjë lajm, në rast se ndodh që një njeri kafshon një qen, ky është një superlajm. Kështu haluçinanti i Arbanës hyri vrullshëm në të gjithë median elektronike dhe atë të shkruar të fundjavës së dytë të korrikut, ditë e caktuar nga shteti dhe nga përvoja gjithnjerëzore si koha e vetme për të mbledhur veten sadopak para se të nisë java pasuese me punë të lodhshme.
Ngjarja hyri në media, kush mund ta ndalonte marrëzinë e saj të formonte lajmin? Askush. Por që të mos shkonte gjer aq sa të trondiste dhe helmatiste jetën e të gjithë vendit mund të ndihnin të gjithë. Sidomos media që ka për profesionin përdorimin e lajmit si pjesë jetike të informimit të shoqërisë. Në mënyrën se si ajo jo vetëm kësaj here, por përherë dhe kokëfortësisht, në përgjithësi nuk përdor asnjë rregull dhe asnjë \"filtër\" në përzgjedhjen e tyre, teknikat e formulimit dhe të publikimit, ka një problem të madh. Ndodhinë makabre edhe kësaj rradhe kishte edicione informative televizive që e kumtuan si lajmin e parë, po kështu edhe gazeta që e rradhitën me gërmat më të mëdha të mundshme në faqet e tyre të para. Këta tituj e shumëfishuan efektin psikologjik mbi shqiptarët në pushime edhe për shkak të zakonit të mirë të disa televizioneve për të transmentuar çdo mëngjez një pasqyrë të titujve të faqeve të para.
Gjëma dhe bashkë me të Lajmi i Zi, ndodhi. Pas këtij çasti ka ende shumë udhë gjer tek momenti i takimit të tij me shoqërinë. E para gjë që mund të bëhet në një rast të tillë është ridimensionimi i kumtit lebetitës dhe futja e tij vetëm nëpër kollonat e kronikës së zezë, pra të \"zërit\" informativ që në faqet e gazetave apo në emisionet e lajmeve zë përherë, si rregull i përbotshëm, vendet e fundit. Pastaj me të, në procedurën e përpunimit për t\'iu dhënë shoqërisë mund të konsumohet pak më shumë merak për lexuesit në mënyrën se si organizohet titulli, reportazhi, fotot apo telekronikat, dëshmitë që mblidhen, komentet. Jo vetëm në përballje me të vërtetën, por edhe me detyrimin për të mbrojtur \"konsumatorin\", lexuesin apo shikuesin. Për fat të keq është bërë zakon mes nesh që median ta përmendim për vlerën e saj të pakundërshtueshme të të qënit \"pushtet i pestë\" ose duke përdorur një formulim më të qartë, \"kundërpushtet\". Por pothuaj nuk ngulet kembë jo vetëm nga bërësit e saj të shumtë, por dhe nga një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, që kjo medie të vetëdukohet me Kodin e Sjelljes ndaj Publikut më së pari jo vetëm për botën e politikës, ku kjo reagon të mbrohet edhe me seanca gjyqësore, por mbi të gjitha për kronikën e zezë. Një pjesë e medias merr përsipër një të drejtë që nuk e ka dhe që i duhet penguar me ligje: derdhjen mbi shoqëri të kazanëve të tërë me zift të nxehtë krimesh të ndodhura çdo njëzetë e katër orë.
Në rast se ajo këtë rrugë e ka pikasur si një nga mënyrat më të sigurta për të mbijetuar në këtë supertreg mediatik që vepron në Shqipëri, shtegu i zgjedhur është i gabuar dhe i verbër kombëtarisht. Në ndodhtë që ka një mendim tjetër, sipas të cilit në vendin tonë prodhimi më i madh aktual nuk vjen nga puna e njerëzve dhe veprat pozitive që ata realizojnë përditë, por nga përplasjet e intrigat politike dhe nga kronika e krimit, kjo e vlen një reflektim. Ka disa muaj që media tek ne po përshkruan atë pjesë të zezë, e cila njihet si \"krimi brenda në familje\". Shifrat dhe niveli i tyre u konsiderua jo vetëm alarmant (dhe u bë mirë, sepse disa media me autoritet u nxitën nga ky konkluzion dhe organizuan debate me specialistë për të ndikuar sadopak në zbulimin e shkaqeve të dukurisë), por edhe gati si një defekt e problem i vetëm Shqipërisë. Tashmë këtë përfundim e morën vesh të gjithë, sepse e thamë, nuk heshtëm. Për krimet e ndodhura po ashtu përditë e kishim informuar opinionin gjer në hollësi, kufomat filmuar nga të gjitha pamjet, pellgjet e gjakut të freskët, kafkat e çara, thikat dhe tehet e sopatave të përdorura. I gjithë ky zell, po vijoi kështu, nuk do të çojë veç në konkluzionin për ndonjë devijim genetik të shqiptarëve, tezë, e cila ka shekuj që vaditet në kopshtet e disa studjuesve të huaj jodashamirës. Këta na vizatojnë në artikujt e librat e tyre si popull që genetikisht prodhojmë mafie me peshë e bëmë ndërkombëtare.
Ne folëm para e mbrapa, e pasqyruam \"krimin në familje\" si një hata që po ngjante vetëm me ne, kurse kolegët mediatikë italianë, të cilët përzgjodhën në sherbimet e tyre informative nga kronika e zezë vetëm ato ngjarje që meritonin vëmendje e kujdes kurimi shoqëror (përshembëll ngjarja e Erikës, e cila bashkë me të dashurin e saj Omarin, vrau me 87 goditje me thikë të jëmën dhe të vëllanë), nuk ekspozuan aspak ndonjë konkluzion apo zbulim të ekzagjeruar mbi krimin brenda familjes. Pak ditë më parë jo media, as edhe organet e policisë, por një nga qendrat studimore politike dhe sociale më të njohura të vendit, Eures, bëri të njohur opinionin me një studim të hollësishëm të saj se në Itali krimi me vrasje brenda në familje përbën 51,5 përqind të të gjitha vdekjeve me qëllim. Sipas këtij studimi në vendin e zhvilluar fqi vrasjet brenda familjes ja kanë kaluar kombëtarisht vrasjeve nga krimi i organizuar dhe ai i zakonshëm. Këtë konkluzion Eures e ka nxjerrë nga statistika e vëzhgimit të 634 vrasjeve të ndodhura në Itali gjatë vitit 2002. Sipas statistikave të Ministrisë sonë të Rendit Publik në Shqipëri gjatë vitit 2002 ka patur 179 vrasje me dashje, shifër shumë e lartë për frymë të popullsisë në krahasim me vendin fqi. Por nga të dhëna të tërthorta rezulton se krimi brenda familjes tek ne zë më pak se gjysmën e të gjitha vrasjeve me paramendim. Në analizën gjashtëmujore të porsapërfunduar të Ministrisë së Rendit Publik bëhet e ditur se në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit 2002 vrasjet nga 93 janë bjerrë aktualisht në 61, pra ulur në masën 34 përqind. Kjo rënie e tyre, plotësisht një Lajm, në vend që për median të bëhet një stimul inkurajimi të debatit me specialistë për ta bërë këtë prirje pozitive një tendencë të vazhdueshme, e ekzagjeron me rrëfimin e kllapisë së vrasësve dhe të viktimave të tyre.
Media më para se të jetë një \"pushtet\" që ndesh e konkuron atë politik (dhe kjo përbën një vlerë të jashtzakonshme të saj për ruajtjen e demokracisë), është një konstruktore dhe inxhiniere e shoqërisë, një prijëse e saj, një mësuese, patjetër edhe një mjeke. Ajo me fuqinë e saj çudibërëse mund të kurojë mençurisht dhe me shumë humanizëm plagët që ajo ka në zemër e trup.


Ylli Polovina









Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com