Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Bajlozet tane te politikes perleshen deri ne Prishtine

Dita, 3 mars 2004

Më në fund Kryeministri Fatos Nano bëri vizitën e tij në Kosovë. Deri tani ajo ishte po aq e mundur sa edhe e dyshuar. E mirëpritur, por edhe e nëmur. E nevojshme, por edhe e vonuar. E projektuar, por edhe e sabotuar. E synuar si garë politike brenda vendit apo dëshmi epërsie brenda kombit. E gjykuar si një lloj pendese apo edhe kryeneçësie. Si pikë e dobët apo (në rreth të ngushtë) si “pikë e fortë”. Si gjest “tradhëtari” apo si bëmë “patrioti”.
Të gjitha llojet e gjykimeve, tërë shkulmet e emocioneve partiake, dallgët e xhelozive të rivalitetit, hamëndjet e dyshimeve janë derdhur mbi këtë ngjarje. Tashmë që ajo u krye pritej të ndodhte të paktën një ndryshim: ai i vlerësimit të situatës së re dhe i ridimensionimit të gjykimit për të. Përsa kohë Fatos Nano nuk e kishte realizuar vizitën e tij në Kosovë mund të krijojë përreth çfarëdo lloj klime politike apo informative, mund edhe të trilloje. Mirëpo ajo u krye dhe bashkë me këtë zhvillim të ri ranë përdhe shumica e hamendjeve e sidomos e trukeve të sajuara. Kryeministri shqiptar u prit në Prishtinë nga bashkëkombasit e tij me mjaft respekt, nuk mund të quhet “protestë e madhe” një grup me tetë apo dhjetë persona që mbajnë në duar pesë banderola me fjalë të qëmtuara nga fjalori i përdorur kryesisht në zënkat politike të Tiranës.
Sa i marrë do të mbetet i regjistruar në histori ai mentalitet që deri tani nuk e kuptonte dhe më pak e dëshironte se një vizitë e Kryeministrit të RSH në Kosovë do të shenonte një gjest mjaft inkurajues për çështjen kombëtare! E parë kjo jo si çështje që zgjidhet me mënyrat primitive të mbylljes brenda një koncepti pavarësie si të ishte krahinë e dikurshme bajraktari, por me mendësinë moderne të forcimit të pavarësisë dhe identitetit kombëtar nëpërmjet integrimit në komunitetin e madh e të shumëzhvilluar evropian. Duke pranuar e mirëpritur vizitën e Fatos Nanos, politikanit shqiptar më të përfolur se punonte pak për Kosovën ose aspak (një pakicë ngulin kembë se vepron edhe kundër interesave të saj) kombi ynë ka realizuar një akt të madh emancipimi. Tirana dhe Prishtina bashkë kanë bërë një gjest të mënçur dhe dinjitoz. Me rendësi madhe diplomatike për rajonin dhe për më tej. Mes shqiptarëve ky nuk ishte vetëm një hap, por kërcim afrimi. Do të ishte një dalje mendsh të inkurajoje një moskryerje të kësaj vizite, ca më shumë një dështim të saj. Janë përtej defekteve psiqike përshkrime të kësaj ngjarjeje si “kapërceu fshehur kufirin“ apo “lëvizi me masa të forta sigurie”.
Tani rradhën për të shkuar drejt Prishtinës e ka ish-Presidenti Sali Berisha. Të gjithë duhet të ndihmojnë që kjo vizitë të kryhet dhe të krijojë emocionet e shqiptarit mes përmalljes së shqiptarëve. Berisha në kronikat e gëzuara të ngjarjeve të pritshme të Kosovës do të ishte në rajon dhe kontinent po aq një gjest e dëshmi e një kulture kombëtare të nivelit evropian. Sepse në të vërtetë as Fatos Nano nuk është bashkëkombasi ynë që e ka “shitur” Kosovën tek serbët dhe as Sali Berisha njeriu që mban në potencë brenda planeve të tij minën e një “Shqipërie të Madhe”.
Në fakt asnjë prej nesh, njerëzve që nuk merremi me ushtrimin e politikës, nuk kemi përhapur fjalë të tilla as për të parin dhe as për të dytin. Janë vetë këta të fundit, kush më shumë e më pak, që jo vetëm janë përleshur e pluhurosur si “elefantë” në vendin e tyre, por edhe kapur prej rrobash nëpër rrugët e Prishtinës.

Ylli Polovina





Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com