Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Vdis te behesh lajm!

Korrieri, 18 mars 2004

Duke qënë se jemi një vend me një tepri të dukshme dëshire për protagonizëm e kemi edhe më të lehtë të prodhojmë bëma. Pra të formojmë lajme. Në pallatin k banojmë, në lagje, në qytetin e lindjes, në të gjithë republikën, në të tërë kombin dhe patjetër, tashmë që kemi masmedia elektronike të lidhura edhe me sherbim transmentimi satelitor, edhe në të gjithë kontinentin e globin. Aq intensive dhe e larmishme është kjo veprimtari tipike shqiptare e prodhimit të bëmë-lajmit sa jo vetëm me të jo vetëm do të mbijetojnë e madje perfeksionohen disa dhjetra radio e televizione dhe ca më shumë gazeta, por do të lulëzojnë si në parajsë edhe zhanret më të harruara publicistike apo formatet e gjithfarëllojshme të edicioneve informative të ekraneve. Por duke dëshiruar më së pari të hedhim në treg sa më shumë lajme jo gjithnjë kemi merak se bëmat apo gjestet tona përbëjnë me të vërtetë lajm. Kështu jo gjithnjë pyetet çfarë mesazhi duhet t’i përcjellë opinionit apo shoqërisë ajo që bëjmë dhe e konsiderojmë kumt edhe për të tjerët. Problemi mbetet vetëm bëj një lajm. Me pak fjalë bëj zhurrmë. Potere. Bjer në sy.
Duke qënë se në garë për të bërë kush më shumë se tjetri “fabrikën” e lajmeve nuk kanë hyrë vetëm individët, por edhe institucionet, segmentet e shumta të strukturës qeveritare, shoqatat, qytetet e bashkitë, fakultetet e dekanët, komisionet legjislative dhe ekzekutive, portet e trageteve dhe sheshet e shëtitjeve apo manifestimeve, zyrat pa fund dhe rrëfimtarët e sekreteve të rregjimit të kaluar, gjykatat dhe bodigardët, shiu që bie apo veshjet jo të zakonshme të Edi Ramës, konferencat në seri të shtypit apo ndryshimet më të fundit të emërimeve në sistemin e pikave doganore më të mëdha të vendit (të bëra me ardhjen e ministrit të ri), pra duke qënë se na intereson prodhimi dhe jo cilësia e lajmit, rrezikojmë të shembemi nën peshën e tyre.
Dhe kështu të dizekuilibrojmë veten si edhe gjithë shoqërinë. Kërcënimi i parë është stresimi social, zverdhja e shqiptarit nga dëshira për të komunikuar mes njeri-tjetrit dhe për t’u marrë vesh, mbyllja në vetvete dhe tërheqja mënjanë, mosbesimi tek një pjesë e medias, dëshira për t’iu larguar me vrap emisioneve të lajmeve apo grupeve mitinguese, mpirja e aftësisë për të gjetur një mesazh inkurajues apo shtysë për të përmirësuar jetën. Përshembëll Lëvizja Mjaft!, e pritur shumë mirë nga opinioni dhe tepër e dëshiruar të mbrodhësojë, ka shpërndarë përgjatë një vite jete të saj me dhjetra e dhjetra lajme. Shumica e tyre mesazhe dhe kumte pozitive. Pa dyshim ajo e pasuron imazhin e Shqipërisë, madje e bën atë tërheqës. Kur një koordinatore e saj disa ditë më parë krenohej që presigjiozja “The Indipendent” kishte botuar pohimin e një emri të dëgjuar, i cili shkruante se duke njohur nga afër MJAFT! i kishte lindur pasioni të vinte për t’u kënaqur në Shqipëri, ky është një lajm dhe njëherësh kumt i madh për ne. Kjo dëshmon se Lëvizja e sipërcituar ka ditur të ketë masën e bërjes së lajmit, të përcjellë përmbajtje në të. Për fat të keq ditë më parë ishte prestigjiozja tjetër “The Economist” që, duke iu referuar në thelb fjalëve të kuturumta dhe thellësisht antishqiptare të një ish-shefi policie të Beogradit, një fare Marko Niçoviç, përdorte për ta nxirë imazhin edhe kështu problematik të vendit tonë, disa deklarata fare normale por të përsëritura ,me vend e pa vend për treguesit tanë të lartë të varfërisë nga kryetari i MJAFT!, të riut Erion Veliaj. Po ashtu nuk duket se udhëheqja e kësaj lëvizjeje krijoi një lajm-kumt, kur bëri gjestin e “lënies së topit në derë”.të politikës. Një tepri protagonizmi dhe vetpëlqimi i kishte shtyrë që të ftonin nëpërmjet medias, me rastin e një vjetorit të tyre, përfaqësues të klasës politike me qëllim që të ndesheshin simbolikisht në një fushë futbolli. Duke qënë edhe të rinj në moshë detyrimisht edhe ta mundnin politikën. Por i gjithë ky projekt pa rënë dakort më parë me përfaqësuesit e saj, pa e organizuar që ndeshja simbolike të mund të bëhej realisht. Shprehësit e njohur të lëvizjes qytetare nxituan të sajonin lajmin se sërish i kishin bërë një sfidë të madhe politikës, duke ja “lënë topin në derë” Sali Berishës dhe Fatos Nanos.
Ngutja për ta bërë lajmin me çdo kusht ka shtyrë disa kolegë që të përfshfaqin të plotë në ekran kufoma të masakruara e të djegura, pellgje gjaku dhe xhenaze të hapura, vaje mortjesh dhe mbeturina mishi dhe eshtrash të nxjerra nga varret. Nuk përbënte lajm edhe kundërlajmi i ardhur nga një Ministër me të kaluar të respektueshme publicisti për t’i ndaluar me ligj këto teprime. I vetmi lajm që del nga e gjithë kjo është ajo që nuk po thuhet fort: opinioni dhe shoqëria shqiptare janë tejet kundërshtuese ndaj praktikës së “scoop”-it me gjak e kufoma.
Vdekja është bërë mes nesh kaq shumë lajm sa gjuetia për të transmentuar aksidentet automobilistike, djegiet e shtëpive (për orë të tëra në “direkt”), humbjet e jetës nga korenti, goditjet me thikë, helmet e plumbat e kallashnikovëve po zhndërrohet në një gjini të re publicistike. Po bëhet rregull që çdo rast i tillë i marrë vesh nga buletinet e Ministrisë së Brendshme përbën ekskluzivisht lajm dhe duhet transmentuar sa më shpejt, menjëherë, para të tjerëve, konkurentëve. Në vendet e Perëndimit raporti i statistikave mes krimeve e vdekjeve të ndodhura realisht dhe atyre të bëra të ditur për opinionin nga masmedia nuk kap dot as një përqindëshin. Sepse vetëm në çdo fundjavë në Francë, Spanjë apo Itali, nga vetëm aksidentet automobilistike vdesin nga tridhjetë deri pesëdhjetë vetë. Këtu lajm për shoqërinë është problemi dhe jo rasti konkret.
Duke patur statusin e vdekjes për të qënë lajm u bëmë dëshmitarë edhe e një ndodhie disi të veçantë. Ditë më parë nga një aksident automobilistik humbi jetën edhe djali i vetëm i Presidentit. Deri ato çaste Admir Moisiu ishte pothuaj i panjohur për opinionin publik, thjesht dikush njëherë e kishte cituar në një të përditshme kryesore si pjesë e favoreve që i paskeshin rezervuar pjesëtarëve të familjes së tij nga që i jati ishte President i vendit. Pra nga “lajmet” njihnim relativisht mirë tre vajzat e Presidentit, sidomos njërën prej tyre, por aspak djalin e vetëm. Pasi ndodhi aksidenti, me pak fjalë vdekja, mbiu lajmi dhe kjo gjë u bë shkak të merrej vesh se Admir Moisiu bënte një jetë të thjeshtë në një shtëpi të Selitës, se kishte po ata shokë dhe rrinte në po ato bare që kishte frekuentuar para se i jati të bëhej Kryetar Shteti. Mësuam se nuk sillej si fëmijë i një zyrtari shumë të lartë. Po ashtu se nuk ishte përzjerë kurrë me ndërhyrje për favore. Vlera të virtutshme, por që në shoqërinë tonë akoma nuk po fitojnë dot statusin e lajmit. Një të drejtë të tillë nuk e kishte fituar as komisari Gani Malushi. Me këtë kolonel një Shtet do të mburrej dhe elita e vendit nuk do të mungonte të shkruante libra apo prodhonte filma. Mirëpo për ekzistencën e tij mësuam pesë gjëra vetëm kur u vra, kur u bë lajm. Dhe mes tyre dëgjuam se koloneli Gani Malushi, njeriu që sapo kishte mbushur 50 vite jetë, njëzetë prej tyre i kishte kaluar me automatik krahut në betejë kundër krimit, në detyrat dhe zonat nga më të vështirat. Mësuam po ashtu se banonte në një apartament të thjeshtë të marrë me qera, ndërsa ka “kolegë” kolonelë që zotërojnë vila.

Ylli Polovina



Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com