Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NË BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PËR KOHËN
”REPUBLIKA E SHTATË”
“AMBASADOR NË BALLKAN”
“LOTËT E SORKADHES”, botimi i dytë
LOTËT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Grusht ushtarakësh

(“Grusht ushtarakësh” është një skenar dy serial për film artistik. Nuk ka shenim vitin e krijimit, por duhet të jetë rreth vitit tetëdhjetë të shekullit të shkuar. Lenda e tij përbëhet nga 127 faqe të shkruara me makinë daktilografimi. Vuan paragjykimet e kohës, por përbën interes informativ për atë që realisht pashë para se ta shkruaja. Duke bërë kursin tremujor rezervist për oficer shtabi brigade në repartin e Zall Herrit, pranë Tiranës, mblodha të dhëna shumë autentike të faktit se një grup ushtarakësh të lartë kishin krijuar jo vetëm një kastë, por disa edhe intimisht bënin një jetë shumë të shthurrur.
Sigurisht kjo nuk përligj atë që ndodhi dhe kreu Enver Hoxha: masakrimin e tyre. Ai ishte e mbetet një krim).

Fragment

3.
Ushtari Gjokë pastron “Gaz”-in ushtarak përpara kangjellave të shtëpisë së Veiz Bejos. Pastaj, duke fshirë duart me një straço të pastër sheh nga dera e shtëpisë e më pas i hedh një sy orës. Nga dera e makinës, e çelur nga ana e tij, shihet mbi sedilje një libër i hapur dhe gazeta “Zëri i Popullit”.
Del Veiz Bejua me Zelihanë. Nxitojnë nëpër rrugicën përmes kopshtit të vogël të shtëpisë së tyre, ku varen hurma të pjekura në degët e zhveshura.
Nina del në dritare dhe ja bën me dorë Gjokës, por ky, që është gatitu, sheh nga ajo e buzëqesh lehtë pa e dhënë veten. Nderon me grusht Veizin. Ky e përshendet me një lëvizje të shpenguar e të kotë të dorës.
Gjoka i hap derën dhe Veiz Bejo, me trupin e tij të rendë, lëshohet në sediljen e mbrapme të “:Gaz”-it ushtarak. Heq kapelen dhe vë çantën e zezë mbi prehër.
-Jemi vonë-i thotë Gjokës, që sapo ka mbyllur derën e makinës. Por në këtë kohë, nga ana e tij, Zelihaja hap derën e “Gaz”-it dhe zgjat kokën e saj me flokët tufshë.
-Nuk më çove njëherë me makinën tende në punë.
-Eshtë pasuri e popullit-përgjigjet Veizi solemnisht.
-S’u bë qameti!
-Ndonjëherë tjetër.
-Unë desha sot.
-Sot s’ka.
Zelihaja shpërvesh buzët dhe përplas derën me forcë. Gjoka nis makinën. Shihet Zelihaja si vrapon me trupin e saj të rendë drejt një autobuzi urban , i cili ndalon aty afër. Pastaj duket Nina që nga dritaraje e shtëpisë tund dorën. Gjoka e sheh atë me bisht të syrit që nga pasqyra e makinës dhe buzëqesh duke u skuqur.

4.
Makina del në rrugën kryesore të Universitetit, parakalon selinë e Komitetit Qendror dhe të Kryeministrisë.

5.
Në “Gaz” Veiz Bejua shihet në pasqyrën e brendshme dhe shtron me dorë flokët e rrallë në kokën e tij tullace.
-E paske blerë gazetën e sotme-pyet Gjokën.
-E bleva, shoku komandant.
-Ç’kishte ndonjë gjë të rëndësishme?
-Një kryeartikull i faqes së parë për rritjen e rolit udhëheqës të Partisë.
-Ashtu?!
Veizi hedh sytë pjerrtazi në çantën e zezë, pastaj lumin e njerëzve në të dy anët e rrugës. Duken disa instrumentistë të Radio Televizionit. Veizi i sheh me kërshëri.
-Kanë filluar përgatitjet për Festivalin e Kengës?-pyet Gjokën.
-Kanë filluar.
-I sati është?
-I njëmbëdhjeti.
-Po ecën Shqipëria përpara, po çan. U bënë njëmbëdhjetë festivale-vazhdon Veiz Bejua pa ja shkëputur vështrimin godinës së Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, që duket në sfond.
-Më duket se këtë ja kanë kushtuar rinisë?-pyet Veizi.
-Kështu flitet. Kendojnë ca kengëtarë që kanë lënë baseta.
Veizi përkulet nga Gjoka dhe i sheh me vëmendje e tallje kokën e qethur shumë shkurt.
-Ti s’ke qejf t’i mbash flokët të gjatë, Gjokë?
-E përse t’i mbaj?!
-Kur të lirohesh nga ushtria.
-As më shkon në mendje, shoku komandant.
-Ke të drejtë. Ti je malësor dhe je mësuar të mos bësh gjëra që të dukesh e të biesh në sy.
-Mua më duket se lënia e atyre flokëve është më tepër se dëshirë për t’u dukur.
-Ashtu?!
-Më duket ideologji-flet me kurajë Gjoka.
-Ideologji?! Ç’thua?!
-Besa po.
Veiz Bejua qesh me të madhe e i bie shpatullave të Gjokës.
-Ideologji edhe te flokët?!
Gjoka kthen kokën nga ai dhe e sheh i hutuar.
-Shkove larg, bre burrë!-i thotë me tallje Veizi-Mos lexo kaq shumë libra se pastaj e vështro jetën prej tyre.
Gjoka ngre supet se s’di çfarë përgjigje t’i japë, kurse Veizi vazhdon të qeshë i papërmbajtur.

6.
“Gaz”-i hyn në sheshin qendror të kryeqytetit. Duket fare afër ndërtesa masive e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.
Veizi shtrengon në dorë çantën e zezë.
.......................


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com