Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Novela e Lukovës

(Quhet “Novela e Lukovës” dhe ka përfunduar së shkruari në korrik 1972. Ngjarjet zhvillohen gjatë një aksioni rinie.Ky libër i pabotuar përbën një akuzë ndaj moralit konservator dhe fanatik, atë kohë, krahasuar me tani, mjaft agresiv).

Fragment
……

Nuk mundje ti të më puthje?! Mundje. Pse e gënjeve veten? Por ti nuk e bëre këtë, nuk e bëre sepse ti mendon si gjithë të tjerat. Edhe ti mendon se dalin përpara ligjet. Ah, ironi! Dalin ligjet e pashkruara. Ato janë disa ligje të neveritshme. Kanë mbetur nga gjithçka e kaluar, nga gjithçka e errët. Këta janë ligje që na sundojnë në shpirt dhe ne u bindemi atyre si të verbër. Ata nuk shprehin atë që duam ne. Nuk janë ligje. Por ne jemi të verbër. Ne jemi plotësisht viktima të tyre. E megjithatë këtë gjë nuk e ndjejmë. Dhe ti mendon se duhet heshtur kur të dhemb diçka? Hë, pra!.....

.......

Të nesërmen ajo nuk doli në punë. Dielli ishte përvëlonjës. Ai gjithë kohën shihte vetëm andej nga vinte ajo rrugë e kuqërremtë dhe e braktisur. Andej duhej të vinte Maria.
Nuk e dinte përse i dukej se edhe qeshnin herë pas here vetëm për të ngritur nervat e tij.
Në drekë të gjithë vrapuan për në det. Ai ngadalë mori rrugën e braktisur. Papi se çfarë i tha nga mbrapa. Zëri i dukej sikur vinte nga larg. Ndjeu një mërzi të madhe.
(-Mbrëmë ishe me të?
-Isha.
-E kanë marrë vesh të gjithë.
-E ç’del prej kësaj?
-Bën mirë të mos shoqërohesh me të. Të paktën ajo njihet kush është.
-Ju lutem shumë…!
-Je djalë i njomë dhe jetën e sheh vetëm nga njëra anë.
-Unë shoh pjesën e saj të vërtetë.
-Të vërtetën jeta nuk ta jep, sepse ajo gjithnjë të tregon njërën faqe të saj. Kurse tjetrën duhet ta mendosh dhe sipas saj të ecësh....).
Rruga ishte tmerrësisht e kuqërremtë dhe e lodhshme. Dielli përvëlonjës i rrinte mbi kokë. Nuk e dinte se ç’bënte tani Maria. Ajo duhej t’i kishte dëgjuar që më parë këto fjalë. Mbase edhe e dinte e kish dëgjuar më tepër nga ai. Ajo gjithë këto ditë kish një dhimbje që ai nuk ja gjente dot.
(-E di ti sa dashnorë ka patur ajo?
-As dua ta di.
-Pesë i njoh vetëm unë.
-Mbylle gojën!
-E vërteta të dhemb, more djalë….).
Mbrëmë ajo kishte qënë e zbehtë. Hëna, ajo hënë kaq e largët, ai far. Ai nuk do ta harronte kurrë atë natë. Ajo renkonte dhe ai nuk e merrte dot me mend se çfarë e brente atë. Mbase ajo mendonte se edhe ai do të ishte një nga ata. Nuk i vinte rendë që edhe ai të mendonte pikërisht kështu. Ajo atë natë kishte të drejtë ta fyente. Nuk e fyeu. Ndoshta sepse nuk e linte një dhimbje e largët.
(-Ti atë e ke puthur me siguri.
-Ju lutem...!
-Nuk thashë ndonjë gjë. Në fund të fundit ti nuk ke si e pranon.
-Ne nuk kemi asgjë bashkë.
-Por sidoqoftë mbrëmë ju kishin parë të putheni.
-Marrëzira!
-Pikërisht marrëzira, por të vërteta.)
Në rrugën e kuqërremtë kembët e tij vraponin si të marra. Një pluhur i hidhur i mbushte gojën dhe e bënte diellin të verdhë, si të sëmurë. Ai kish dashuruar për herë të parë. Të gjithë mendojnë se ajo është një vajzë që nuk e njeh dashurinë, kurse ai atë e dashuronte. Ai e dashuronte, kurse ajo jo. Ah, ajo dhimbja e largët!
(-Mos u shoqëro më me të!
-Pse?
-Eshtë një rrugë që mbaron në qorrsokak.
-Unë do të bëj ashtu siç mendoj vetë.
-Edhe unë ta thashë mendimin tim. Kështu mendojnë të gjithë. Por historira të tilla përfundojnë hidhur, shumë hidhur dhe ti duhet të mendohesh të shpëtosh).
Dielli po i dukej se vazhdimisht ulej mbi tokën e kuqërremtë. Mbrapa tij pluhur, vetëm pluhur.
(-Mbarove punë me të, lëre tani. Ti e sheh se si po venë punët.
-O tmerr!
-Sa më shpejt, dëgjon, sa më shpejt!)
Sektori zbardhi. Megjithatë atij i dukej se ai kishte një ngjyrë të hirtë, të shpëlarë. Kishte etje. Në një nga ato dritaret atje ajo do të kishte dalë dhe ndoshta e priste. Sa të hirta këto godina! Po i dhimbnin sytë.
Kur arriti në sektor atë nuk e gjeti në dhomë. Dikush i tha se e kish parë të hipte në një makinë. Ndoshta kishte ikur, sepse mbante në dorë një çantë sportive. Ai po çmendej. Vrapoi drejt rrugës. Ajo rrugë e kuqërremtë i shkaktonte një marrje mendsh. Mbërriti me një frymë. Rruga ishte e braktisur. Krejt pa njeri. Dalloi gjurmët e rrotave të një makine. Po i merrej fryma dhe nuk e ndjeu vetem mirë. Rrotat e makinës së panjohur zhdukeshin në kthesë. Po i merreshin mendtë.
Zbriti në sektor. Nuk dinte të ecte. Pengohej. Ose kishte harruar të ecte. Me siguri. Njerëzit tani po ktheheshin nga deti. Dielli ishte i verdhë. Edhe ata i dukeshin të verdhë. Si të sëmurë.

......

Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com