Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

NJĖ SURPRIZĖ QĖ FSHIHET NĖ JAVOREN VJENEZE “DAS INTERESSANTE BLATT” NĖ NUMRIN E SAJ TĖ 28 NĖNTORIT 1912
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e dytė
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e parė
LAJMI I SAJUAR MBI NGRITJEN E FLAMURIT DHE SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ NĖ DURRĖS
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Perse të duket Shqipëria e bukur

----- Original Message ----
Sent: Thursday, April 17, 2008 2:20:33 PM
Subject: Ngjyra

Dje pashë në ëndërr sikur isha në Shqipëri, kaloja nga një mjedis në një mjedis tjetër e shikoja persona plot gëzim, ngjyrat ishin shumë të forta, si muret e një kopshti, dhe kishte kudo dritë.
U ngrita me mendjen tek ju, tek ato ngjyra plot gjallëri.
Këtu sot bie shi e unë, ndej akoma më shumë mungesen tuaj.

Besi juaj

Shpirti i babit,

Shqipëria ty gjithnjë të është dukur me dritë, që prej feminisë. Edhe kur e lë atë në fillim të dhjetorit 1997, edhe kur kalove vitin e parë në Romë, më pas tashmë edhe më shumë se dhjetë vite, përherë kështu më ke folur. Gjithnjë e ke përfytyruar Shqipërinë si vend me mendim intelektual. Unë jam çuditur kur më je shprehur pikërisht keshtu, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë ndërmend një gjë e tillë, sepse pikërisht ne në mendimin intelektual jemi pas.
Mirëpo ti gjithçka e bën sepse e do Shqipërinë. Kjo më jep mua gëzim. Ta duash vendin tënd nuk do të thotë aspak ta përkëdhelësh apo t’i mbulosh të metat. Ta duash është një aftësi dhe e drejtë më shumë që t’ja thuash ku i ka defektet. Duke e bërë këtë gjë me dashuri edhe ka për t’i kuptuar.
Para rreth dy javësh një regjisore italiane, Rosita Bonanno, autore e një cikli prej shtatë dokumentarësh për arbëreshët, tërë emocion thoshte se pasi kishte bërë disa xhirime në vendbanime të shqiptarëve të Italisë, kishte shkuar në Shqipëri për disa filmime të tjera. Dhe kishte mbetur e mahnitur. Për të shqiptarët flitnin me gjuhë e përfytyrim poetik.
Këtë e deklaroi në televizionin SAT2000. Thua është e vërtetë apo ajo gjithçka e bënte sepse vërtet i donte shqiptarët?

Te perqafojme fort

Mami e Babi

Mengjez i 18 prillit 2008


Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com