Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

HAJRI HIMA LIBRI “AMBASADOR NĖ BALLKAN” I YLLI POLOVINES, KONTRIBUT I VYER PĖR KOHĖN
”REPUBLIKA E SHTATĖ”
“AMBASADOR NĖ BALLKAN”
“LOTĖT E SORKADHES”, botimi i dytė
LOTĖT E SORKADHES
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

I paharruari Flladi
Foto: I paharruari Flladi
Pse të shuhet një jetë kur je tetëmbëdhjetë vjeç?


(Fragment nga një letër)

Ditën e dytë të mbërritjes në Bernë, Zvicër, Bardha më lajmëroi se nipi im, djali i vëllait të parafundit, Cakes, Flladi, 18 vjeç, kishte rënë në koma për shkak të një hemoragjie cerebrale. M’u terros gjithçka. Ishte shtruar në reanimacion në Tiranë, pa asnjë shenjë të dukshme jete, perveç pulsimit të dobët të zemrës. Frymëmarrjen ja mbanin artificialisht. Ndërroi jetë të dielën, më 30 nentor, në mbrëmjen e vonë. Për shkak të pamundësisë së gjetjes së nje vendi të lirë në dy linjat Zurich-Budapest-Tiranë, munda të mbërrij në Berat një ditë pas varrimit. M’u mbush Zvicra vetëm me lotë. Të gjithë të mitë ishin bërë një grusht nga dhimbja e papërshkruar që patën kaluar. Nuk mësohem dot me gjendjen e re. Më duket se më kanë këputur një gjymtyrë. Jam një xhaxha me një nip jetëshuar. Flladit emrin ja kisha vënë unë, ma kishin kërkuar dikur, sipas zakonit, të dy prindërit e tij. Ngjante me gjyshin e vet, 35 vite shofer i spitalit të Beratit, vrarë nga bandat e qytetit në 1997, ndërsa një mesnatë shkonte të merrte një të sëmurë. Është zyrtarisht dëshmor i shendetësisë. Ndërkohë nga disa të sjella Flladi ngjante pak edhe me mua. Ose të paktën kështu më dukej. Donte të ndërrohej e vishej bukur, pëlqente shumë teknologjitë e reja. I donte, madje me të gjithë forcën e shpirtit nipërit e tjerë tanët. Një foto ku ka dalë me gjyshen e vet, nënë Kadrien, një tjetër me gjyshin e mbetur gjallë, Banin, kaq të tjera të bëra me të gjithë duhet të kesh zemrën e fortë tani t’i shohësh.
Nuk prehem dot edhe pse në të vërtetë nga pakujdesia nuk e lanë të jetonte më. E jëma, Roza, punon kuzhiniere në spital. Janë një familje e lidhur me shërbimin shendetësor dhe kjo gjëmë nuk duhej t’u ndodhte pikërisht në punën, për të cilën janë përkushtuar.
Flladit i qe shfaqur tre muaj më parë një ulçer e papritur në stomak, një melen, siç i thonë. Me shumë kurime dhe interesim të prindërve e reabilitoi. Mjekët specialistë në Berat e Tiranë e përballën me shumë kujdes e dituri. Beri edhe sondën e plaga në cipën e brendshme të stomakut rezultoi se po mbyllej. Tre ditë para se të hynte në komë u ankua nga disa dhimbje koke. Shkoi dy herë në spitalin e Beratit dhe i thanë se e kishte nga anemia për shkak të dietës së rreptë. Herën e tretë vendosën t’i bëjnë një ilaç të lengët, por spitali nuk e kishte. E blenë privatisht në farmaci. Ilaçi menjëherë i bëri reaksion. Djali nisi të dridhej fort. I bënë ultrakorten, sikur e mori pak veten. E nisën me ambulancë për në Tiranë, ndërsa nuk duhej bërë lëvizje e tij se mund t’i plasnin enët e gjakut. Asnjë mjek në shoqërim, vetëm një infermier. Në të hyrë të Durrësit temperatura 40.7. Njerëzi e tij që e shoqëronin i thone infermierit t’i bënte një injeksion analgine. Ky i pyet “A keni pak pambuk?” “Vetëm qafat e çorapeve të mia kam”, ia kthen njëri nga të familjes. Një tmerr. Më në fund injeksioni iu bë. Pas pak minutash një hemoragji totale në tru dhe Flladi ra në komë. Në Tiranë u mobilizuan të gjithë të fuqishmit e fisit dhe të lidhjeve tona, mjekimi dhe kujdesi qe maksimal, por djali nuk shpëtoi dot.
Kishte mbaruar shkollën dhe po bëhej gati të shkonte në Janinë, tek i vëllai, Enoja, për të filluar jetën. Sepse a nuk fillohet jeta në të gjithë botën kur je 18 vjeç?


Version i printueshem
Faqja paraardhese

LIBRAT

Libra të tjerë .....

LIBRI I FUNDIT
Image Title Here




LIBRA TË TJERË
Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com