Ylli Polovina in italiano
VENDLINDJA KU JETOJ DHE PUNOJ QYTETI I DY VAJZAVE TË MIA
PUBLICITIKË

NJĖ SURPRIZĖ QĖ FSHIHET NĖ JAVOREN VJENEZE “DAS INTERESSANTE BLATT” NĖ NUMRIN E SAJ TĖ 28 NĖNTORIT 1912
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e dytė
FESTAT 28-29 NĖNTORIT 1945 DHE LOJA E ENVER HOXHĖS ME FJALĖN DEMOKRACI Pjesa e parė
LAJMI I SAJUAR MBI NGRITJEN E FLAMURIT DHE SHPALLJEN E PAVARĖSISĖ NĖ DURRĖS
AGOSTINO, KOLONELI I USHTRISĖ ITALIANE ME MBIEMRIN ĒIFTELIA (Pjesa 2)
Artikuj të tjerë .....



kërkoni në këtë faqe



S'AFËRMI
MIRËSEVINI

Muaji i përballjes së madhe


Fragmente nga një shkrim i Luftar Spahiut

Mars 1991. Muaj i lagësht a një pranverë plot drithma. Drithma të një ankthi total. Ankth i asaj pjese që po futej rishtaz në politikë. Ankth dhe i asaj pjese që kishte vite që ishte mbytur në politikë. Me formimin e PD-së, një nga kërkesat e para të saj qe shtytja e zgjedhjeve të radhës që të mund të merrte pjesë edhe ajo në to. Marrëveshja ishte arritur dhe anëtarët dhe militantët e PD-së ishin angazhuar me mish e me shpirt të mund të futeshin denjësisht në ato zgjedhje.
Unë gjithë kohës sime kisha intinerarin punë-shtëpi. Ajo skemë ishte prishur. Pak kush më njihte në lagje. Ata që më njihnin më dinin si me biografi të keqe. Nuk para kishin dëshirë as të më flisnin.
Me të mbaruar mitingu i parë, shkova në selinë e PD-së për të pyetur se ku bëheshin regjistrimet në parti për lagjen “Muzaka”.
Z. Fehmi Telegrafi më regjistroi emrin dhe më mori adresën. Nuk kishte as dhjetë minuta që kisha hyrë në shtëpi kur trokiti dera. Me gruan ende po bisedonim se ishte zhvilluar mitingu. Na kishte tingëlluar çuditshëm hapja e tij me fjalët, zonja dhe zotërinj që veshi ynë i kishte marrë si ironi. befasuese ishin fjalët e z. Simon Vrusho duke e quajtur Nexhmie Hoxhën, znj. Makbeth. U shkëputa dhe hapa derën.
-Familja Spahiu?
-Po,- iu përgjigja.
-Duam të regjsitrohemi në PD. Dukeshin se ishin bërë me krahë. I futa brenda. Unë sot u regjistrova për vete. Nuk dimë gjë. Ne na dërgoi kryetari i PD-së të na regjistrosh ti. Ende pa ardhur kafetë, trokiti përsëri dera. Ishin katër të tjerë. Atyre u shkëlqenin sytë. Ata nuk u futën brenda. Më dhanë emrin aty te dera. Mirë bënë se nuk kisha më kafe as dhe gjë tjetër për t’i qerasur. Me sa dukek ata e kishin marrë me mend. Ishim të gjithë njëlloj. Kështu fillova ngritjen e seksionit të lagjes “Muzaka” në janarin e atij viti. Të nesërmen të gjithë kishin marrë vesh se unë po merresha me regjistrimet në PD. Më afroheshin së tepërmi të rinjtë 17-18-vjeçarët deri te 25-vjeçarët. Nga fundi i janarit kisha vënë lajmërimet për një mbledhje në qendrën e frontit me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Çelësin e saj ia morëm mësuesit, Çlirim Muklit, i cili nuk hezitoi të na e jepte. Më brente një merak që nuk kisha njoftuar policinë. Ditën dhe orën e takimit e kisha pritur me ankth të madh. Ishin dy gjëra që ma shtonin ankthin: a do të vinte populli në takim dhe a do të na provokonte policia? Pak nga pak salla po mbushej. Disa të rinj m’u afruan dhe më thanë se “Katani” po rrinte në krye të rrugicës së këshillit, aty ku ishim ne. Përfaqësues nga PD-ja erdhi z. Simon Vrusho. Takimin e filluam ndërkohë që populli vazhdonte që të vinte. Mbas paraqitjes që i bëra Simonit, ai mori fjalën dhe foli qetë, qartë e me shumë kujdes. U hodhëm tek pyetjet. Ato vinin njëra mbas tjetrës. Populli ishte krejt i paqartë, por edhe i frikësuar.
U ngrit një djalë dhe pyeti:
-Ngjitur me shtëpinë time është futur njëri kollovar dhe mbasi u fut në këshillë më mori dhe gjysmën e oborrit tim. A do të ma kthejë PD-ja tokën? Unë nuk e njihja atë person. Ishte Gazment Shehu. Simoni nuk po ngrihej të përgjigjej. Si duket ishte më i informuar nga unë se ç’mund të bënte PD-ja me të ardhur në pushtet. Mua m’u duk e arsyeshme që t’u jepja shpresë këtyre njerëzve.
U ngrita dhe iu përgjigja:
-PD-ja do të kthejë mbrapsht të gjitha ligjet e komunizmit. Kam bindjen se do ta marrësh. Atëherë as që mund ta merrja me mend se do të shkonin 15 vjet dhe prona jo vetëm që nuk do të shkonte tek i zoti, por ishte më lehtë të shkonte tek horri.
Sigurimi i Shtetit ishte vënë me kohë në lëvizje, ndaj nuk kishte aspak rëndësi nëse kishe njoftuar për mbledhje apo jo. Kjo u vu re kur na shuan dritat. Takimi vazhdoi, por tashmë nën dritët e flakëve të afisheve të afishaura në faqet e mureve. Të rinjtë u kujtuan për këtë zgjidhje edhe pse mua nuk më erdhi aspak mirë. Në fund të takimit të rinj të tjerë shënuan emrin për në Partinë Demokratike.
Mbledhja e parë kishte qenë e suksesshme. Në shkurt do të bëhej mbledhja e seksionit ku mbeta unë kryetar. Ishim futur në vitet e zjarrta të fusahtës elektorale. Me të ardhur nga puna futesha në rrugicat e lagjes duke kalaur shtëpi më shtëpi. Mbasi takova ata që njihja, kalova në ato që nuk i njihja. Trokisja. Dera hapej.
-Urdhëroni.
-Erdha të pi një kafe.
-Mirëse të vish.
Ulesha dhe e filloja bisedën. Sot nuk e de si e filloja atë bisedë. Kur shkoja i shoqëruar dhe të shumtën e radhës shkoja i shoqëruar, ai më paraqiste:
-Ky është kryetari i PD-së.
-Qoftë me shëndet.
Atëherë unë ndërhyja duke i kërkuar kafenë. Një shoqërues i asaj kohe qe dhe Florist Kosova. Duke psikologjisur secilin prej tyre, kur më pëlqente, futesha, në të kundërt bisedën e bëja në oborr. Të paktë qenë ata që më lanë te dera. Gratë përgjithësisht më ftonin të hyja. dikush më thoshte, eja, eja, por ne jemi me PP-në, por djemtë dhe vajzat pyeti vetë. Kështu më priti familja Nova. E shoqja që ishte moshatarae me nënën time më ftoi brenda duke thënë:
-Eja more bir, eja. Pse përjashta do të rrish ti! Ne jemi kallaballëk këtu ka për në PP dhe për ty. Dy vajzat dhe djali që ishin aty qeshën. Unë kuptova se ata do të votonin për PD-në. Vetëm njëri, njëri me faqen të kuqe në njërën anë nuk më pranoi as në oborr duke më mbyllur derën në fytyrë. Kuptohej se ai kishte shumë frikë. Kështu më qëllonte të kthehesha në orën njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë të natës. Çuditesha me veten. Isha bërë agjitatore. Atyre u shtroja përpara të gjitha ëndrrat e mia për të ardhmen dhe ata më besonin. Na kërkoheshin anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit. Ishte e vështirë. Në një qendër u zotua të qëndronte njëri, i cili ishte i anëtarësuar në PD., por që në zbor ai ishte në një post më të lartë se sa operativi i repartit, i cili ishte efektiv. A mund t’i besoja atij? Atëherë unë nuk e e dija se ç’ishte programi i Katovicës. Njëri ndër pikat e tij paskësh qenë: “Ngrini parti të majta e të djathta e në krye të vihen njerëzit tanë.” Unë vetë qëndrova në qendrën më të vështirën ku dominonte masa e majtë, te shkolla “Ajet Xhindole”.
Komisioni ishte me shtatë veta. Vetëm unë i përkisja PD-së, gjashtë ishin me PP-në. Përveç PP-së ata përfaqësonin subjekte të krijuar nga Ramiz Alia, si bashkimet profesionale, gruaja, rinia. Unë do të vulosja fletët e votimit. Këtë punë e nisa në orën pesë të mëngjesit. Banorët nuk i njihja edhe pse një takim e kisha bërë me ta. Ata më njihnin. Edhe pa folur unë po arrija të njihja se kush do të votonte për PD-së. Tridhjetë e një marsi, dita e një stresi të madh. Një stres i këndshëm që shoqërohej me një shpresë. Një shpresë që PD-ja do të përfaqësohej se s’bënte në parlament dhe kjo kishte shumë rëndësi për ne që ishim mësuar me një parti. Për fat të mirë kandidati ynë ishte Abdi Baleta një person me kredibilitet të sapoformuar në popull nëpërmjet televizionit. Ai gjendej përballë znj. Fatbardha Polovina një grua e shkëlqyer, profesioniste e mirë, por që nuk mund të krahasohej me politikanin e formuar, i cili ishte përballur me sa e sa probleme dhe njihte pluralizmin dhe politikan më mirë se kushdo tjetër. Baletën e kërkonte vetë koha. Sikur Berisha të kishte pas dashamirësinë t’i linte atij vendin e presidentit, Shqipëria nuk do të kishte provuar nëntëdhejtë e shtatën, pavarësisht nga dëshira e madhe e socialistëve për pushtet. Kryetari i qendrës së votimit ishte një djalë nga një familje ku unë kisha pirë kafe. Me të pata disa herë debate. Ai qëndronte në këmbë gjithë fodullëk duke ushtruar gjithë tutelën e pushtetit diktatorial. Disa të rinj më kërkuan takim dhe unë i takova nga të cilët mora informacion se kryetari mbante me vete pistoletë. Kur ia kërkova që të zbatonte ligjin e të çonte në shtëpi pistoletën u bë si i tërbuar. Sigurisht duke qenë bashkëpuëntor i sigurimit, ai e ndiente veten të fyer të çarmatosej e megjithatë u çarmatos. Shqiptarët i kishte detyruar partia të votonin herët ndaj dhe sot dyndja e madhe qe në mëngjes. Të parët qenë komunistët, të cilët i vinte partia në radhë. Në atë lumë njerëzish, unë kuptoja mjaft mirë se kush do ta votonte PD-në. Mbështetje të fuqishme kam patur nga shumë familje si ajo e Dardhajve, Çeçova, Eskinjve, Saraçve apo vëllezërit Ferro, Mullisi, familjen Peshtani. Nuk mund të lë pa përmendur Sami Qahlliun, të ndjerin Fatmir Qahlliun, Naim Tabakun e Petrit Tabakun, por mbi të gjitha, të vetmen grua të moshuar, të ndierën nënën e vëllezërve Çeço, e cila sa herë më takonte, më përqafonte si birin e saj e duke më dhënë forca në luftën kundër komunizmit (u ptreftë në paqe!), e shumë e shumë individë të cilët më kanë dhënë mendime për shumë gjera nga që unë nuk e njihja mirë lagjen. Isha i vetëm. Më duhej të shihja edhe spostimet në lista, edhe dokumentet e personave, edhe shenjat në gishta , po sa mund të bëja unë përballë gjashtë të tjerëve, të cilët kishin marrë instruksionet e djallit?
Kryetari vinte vërdallë nëpër qendër si xhebrail Emini, i cili bëhej euforik kur vinin komunistët e njohur apo miqtë e tij të sigurimit të shtetit dhe kur vinin persoant e dyshuar nga ai vinte në shërbim hipokrizira.
Aty nga dreka erdhi i ndjeri Ymer Dishnica me bashkëshorten. Kaloi përpara nesh ne proçedura dhe kur shkoi të merrte fletën e votimit ku nuk munda ta shoqëroja me shikim, pas një çasti dëgjova zërin e kryetarit të më thërriste në emër duke më thënë:
- Dy fletë janë lënë pa vulosur. Sipas tij ato dy fletë i kisha lënë unë pa vulosur dhe ato të dyja kishin rastisur pikërisht te ky person që dihej se ishte kundër atij pushteti vrasës.
Doktori i ishte drejtuar kryetarit me fjalët:
- Këto feltëvotimi nuk janë për mua. Jepuani atyre që nuk marrin vesh nga këto punë.
Për këtë manipulim të komunistëve, mbas disa ditësh kur u takuam, m’u drejtua:
-Dëgjo këtu Spahi, në këto punë nuk duhet vetëm trimëri, por dhe shumë zgjuarësi. Ishim një me gjashtë. Ju kuptoj.
Pak më vonë një votues duke kërkuar emrin e tij pa në listë një emër dhe na tha:
- Po ky ka kohë që ka vdekur, a duhet të votojë edhe ky? Kuptova se komunistët kishin aplikuar shumë mënyra manipulimi.
Për këtë debati im me kryetarin u acarua shumë, aq sa ai nuk u përmbajt dot pa përdorur fjalë fyese. Në orën tetë u mbyll votimi dhe u përgatitëm për procesin e numërimit. Këtu debati midis meje dhe të gjashtëve qe i shpeshtë. Populli nuk dinte të votonte. Ishte mësuar vetëm të paloste fletën dhe ta fuste në kuti. Shumë veta edhe pse kishin dashur të votonin për PD-në, kishin gabuar dhe fleta shkonte kot. Një votues e kishte shënuar Baletën edhe para emrit edhe prapa. Sipas atyre kjo ishte gabim. Si në rastet e tjera e hodhën në votim që të ngriheshin gjashtë duar me një kudnër. Pezullova votimin dhe shkova tek juristja që gjendej në KZZ-në na katin e dytë. Sapo bëra hapin e parë për t’u futur në KZZ, u ngrit nga vendi një grua duke më bërtitur dhe duke bërë me të dyja duart që të dilja jashtë sikur unë të mos isha njeri, por qen i zgjebosur. Qe kryetari i KZZ-së me mbiemër Nallbani (punojës në komitetin e partisë), i cili më dha mundësinë të komunikoja me jursiten. Ajo grua na paskësh qenë e shoqja e Petraq Gjogut. Për shumë vite isha mësuar të përballesha me shikimet përbuzëse si i persekutuar, por kurrë nuk e kisha ndjerë veten të fyer si në këtë rast. Gjithmonë më ka çuditur fakti se si ka mundësi që një burrë e një grua të mbajnë qëndrime të ndryshme partiake. Si Bushi dhe Klintoni në fushata kanë patur përkrah zonjat e tyre. Mos vallë ne shqiptarët qënkemi më demokratë se amerikanët?
-Jo,- më tha një bashkëbisedues më vonë kur po tregoja këtë rast,- është qëndrimi i njohur i disa ortodoksëve për të mbajtur një këmbë majtas dhe një tjetër djathtas. Viti i mbrapshtë ‘97 e tregoi mirë këtë kur të tillë njerëz ruajtën pozicionet pa u pushuar nga puna, ndërkohë që fshesa qe e madhe. Juristja, një grua nga Saraçët, më dha të drejtë. Procesi i numërimit ishte vërtetë kulmor unë dhe pse isha në zonën më të errët diferencat nuk ishin të mëdha. Hera-herës te xhami i derës shiheshin fytyra kureshtarësh. Aty nga ora njëmbëdhjetë pashë fytyrën e tim vëllai me të shoqen. Gjithë populli ishte në ankth, si të majtët edhe të djathtët. Këto zgjedhje ishin vërtetë një garë. Garë me dy protogonistë. Për pesëdhjetë vjet zgjedhjet kishin qenë një farsë. Kur kalonte përpara kandidati i PP-së të gjithëve u shkëlqente fytyra. Ishte një grua. Vetëm ajo ndër pushimet kur s’kishte votues më ishte futur në bisedë për konsderatë. Ishte mësuese. Më pas ruajtëm një përshëndetje. Në përfundim lagjja “Muzaka” kishte votuar për PD-në, por qendra ime kishte humbur pak më shumë vota.
Kjo lagje u bë shkas që zgjedhejt të kalonin në balotazh. Ai u bë pas një jave. Këtë radhë konfliktet me kryetarin qenë më të mëdhatë. Edhe unë i kisha mësuar ca hile dhe populli ishte më shumë i çliruar. Sakrifica e demokratëve në këto zgjedhje ka qenë vërtetë e madhe. Duke mos patur njerëz të besuar e të provuar na është dashur që të mos luanim asnjë çast nga vendi. Patëm dymbëdhjetë vota më shumë. Kryetari dhe sekretari një oficer, sa nuk po pëllcisnn, nga emërimi i katër të tjerëve sikur u zbutën ca. Me sa duket kuptuan se kishte dhe humbje. Mbas përgatitjes së dokumentacionit i dorëzuam ato në KZZ. Vonë shkova në PD. Atje mësova se Baleta kishte fituar. Ishte i vetmi deputet për rrethin e Beratit që përfaqësonte PD-në. Kjo nuk ishte pak. Por militantët në zgjedhjet e 31 marsit ishin zhgënjyer. dëshpërimi i tyre ishte i madh. Nuk më harrohet njëri, i cili lotonte në heshtje dhe në një moment iu drejtua murit me kokë disa herë radhazi deri sa e ndaluan disa të tjerë. Ja se ku i kishte çuar njerëzit diktatura!




Version i printueshem
Faqja paraardhese

Kontakt: ylli@yllipolovina.com © 2007-2017 yllipolovina.com Webmaster: taulant@topciu.com